Prof. Ana Lalaj: Konferenca e
Tiranës, ja pse dështoi destalinizimi
INTERVISTA/ Në prill bëhen 60 vjet qëkurse u mbajt Konferenca e Partisë së Punës e qytetit të Tiranës. Po pse hyri në histori kjo konferencë partie, normalisht një veprimtari rutinë e organizatave komuniste të kohës? Studiuesja Ana Lalaj shpjegon në detaje dhe sjell dokumente të plota për zhvillimet politike të atij viti në librin e saj “Pranvera e rrejshme e 56-s”, i cili sapo ka dalë në treg.
TIRANE- Në prill bëhen 60 vjet qëkurse u mbajt Konferenca e Partisë së Punës e qytetit të Tiranës. Po pse hyri në histori kjo konferencë partie, normalisht një veprimtari rutinë e organizatave komuniste të kohës? Studiuesja Ana Lalaj shpjegon në detaje dhe sjell dokumente të plota për zhvillimet politike të atij viti në librin e saj “Pranvera e rrejshme e 56-s”, i cili sapo ka dalë në treg. Një vit i shënuar në raportet e Lindjes me Perëndimin, denoncimi i guximshëm që Hrushovi u bëri krimeve të Stalinit, lëvizjet liberale në partitë komuniste të Evropës Lindore dhe përfshirja e këtyre partive në një proces serioz të destalinizimit të jetës politike e sociale në vendet e tyre dhe sidomos përpjekjet për t’u çliruar nga tutela e Moskës...
Ndërsa në Tiranë, disa prej intelektualëve të njohur komunistë përdorën tribunën e partisë për një sistem më të mirë, më njerëzor, siç hyri në terminologjinë e kohës, një socializëm me fytyrë njeriu. Por u provua shpejt se e gjithë kjo nuk ishte veçse një dalldi naiviteti, që u shfaq më së pari në Tiranë dhe aty u mbyt po aq shpejt, siç ndodhi më pas dhe gjetkë në kryeqytete të tjera të Lindjes. Sidoqoftë, pasi njihesh me këtë vështrim studimor historik, nuk mund t’i shpëtosh një pyetjeje që përsëritet shpesh rreth botimeve të këtij lloji: a është ky libër thjesht një botim më shumë në studimet për komunizmin, apo edhe një ftesë në nevojën për më shumë reflektime?
Zonja Lalaj, çfarë përfaqëson pranvera e 56-s?Është një përpjekje demokratizuese brenda Bllokut komunist, që i pati fillimet menjëherë pas vdekjes së Stalinit, më 1953. Rekordet më kryesore të vitit 1956 janë tezat e Kongresit XX të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndër to teza e bashkëjetesës paqësore midis Lindjes dhe Perëndimit, dhe sidomos raporti sekret denoncues për krimet e Stalinit që Nikita Hrushovi mbajti në atë kongres. Hrushovi nxiti një frymë më liberale në politikat ekonomike e sociale në vendet socialiste, si dhe u angazhua për rikthimin në “kamp” të Jugosllavisë së Titos. Këtij synimi i shërbyen edhe politikat rehabilituese të disa prej drejtuesve të lartë eurolindorë, që ishin dënuar me burgime të gjata ose ekzekutuar në vendet e tyre, si pasojë e thyerjes Stalin-Tito, më 1948. Kjo frymë më e çlirët dhe rivlerësuese solli lëvizje për ndryshim brenda partive, por në raste si Varshava dhe Budapesti këto u shndërruan në lëvizje qytetare, deri edhe me kërkesa që preknin sistemin politik. Pjesë e këtyre zhvillimeve ishte edhe konferenca e komunistëve të qytetit të Tiranës, prill 1956.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2908
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18