Shoqëria “Pelikan Security Grup” që operon në tregun shqiptar prej 18 vitesh në bashkëpunim me shoqëritë Italiane Berreta dhe Fiochi do të punësojë por edhe do të trajnojë të rinj në akademinë profesionale, në godinën e inauguruar së fundmi. Të pranishëm në ceremoninë e rastit ishin ambasadori italian Massimo Gaiani dhe Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj. “Ndihem krenar që shoh se bashkëpunimi midis shoqërive italiane Berreta dhe Fiochi me pelikanin është i shkëlqyer dhe që kanë arritur të realizojnë këtë realitet dhe që i përgjigjet dhe teknologjisë më të lartë”, u shpreh ambasadori Gaiani. Ndërsa ministri Veliaj tha “I dashur mik dhe miq të tjerë, vetëm kur shteti dhe qeveria logjikon në këtë sens dhe kupton që mirëqenia e biznesit i jep të ardhura qeverisë dhe të ardhurat e qeverisë kthehen në mirëqenie për qytetarët, vetëm atëherë ne mund të kemi një bashkëpunim dinjitoz që vlen ndaj dhe jam shumë i lumtur që ne kemi licencuar këtë shkollë profesionale, këtë akademi”. Partnere e rëndësishme në këtë nisëm ka qenë edhe qeveria shqiptare.