Rrëfimi i 22-vjeçarit K.A, ka nxjerrë zbuluar një grup kriminal me origjinë nga Puka, por që ka vepruar në trafikimin e drogës dhe grabitjeve në zonën e Durrësit, Fierit dhe Tiranës. A.K. njeriu i parë i arrestuar, e ka ndjerë veten ngushtë pasi është zbuluar nga gjurmët e gishtave dhe njollave të gjakut, të siguruara nga policia në makinën tip “Toyota” të braktisur nga autorët. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me policinë kriminale dhe prokurorinë, duke treguar me emra konkrete dhe rolet e secilit prej pjesëmarrësve në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit.

Por rrëfimi i 22-vjeçarit ka hedhur dritë edhe mbi ekzekutimin e dy personave të tjerë po në qytetin e Durrësit, ngjarje kjo e ndodhur në 2 mars 2020, ku mbetën të vrarë Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Në bazë të rrëfimit të K.A, policia ka mundur të arrestojë në Tiranë Altin Ndocin me origjinë nga Puka dhe banues në kryeqytet. Ndërkohë katër persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet të jenë pjesëmarrës në katër vrasjet e shkaktuara në më pas se dy muaj në Durrës.

Nga burimet pranë policisë së Shtetit, rezulton se Altin Ndoci dhe 2 viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia, kishin lidhje dhe njohje me njëri-tjetrin. Kjo jo vetëm për faktin se dyshohet të kenë pasur marrëdhënie në tregtinë e drogës, por edhe për shkak se Ndoci dhe dy vëllezërit Haxhia, kanë qenë nga e njëjta zonë, ajo e Pukës. Të njëjtat burime thanë për “Shqiptarja.com” se njëri nga të arrestuarit Altin Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.

Tashmë Altin Ndoci po verifikohet nga policia për pozicionin e tij në këtë ngjarje, ku grabitja dështoi vetëm falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë së Fierit. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me armë, mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku 20 vjeç ndërsa shoku i Altin Ndocit, Arben Muço, u plagos dhe u arrestua më pas nga policia. Personat e tjerë që ishin me ta atë natë Marsi 2018 u larguar me shpejtësi, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia.