Profilizimi në arsim/ Vijojnë preferencat e larta në degët e biznesit, rënie tek Bujqësia dhe Turizmi (VIDEO)

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikeve, gati një e katërta e studentëve vijon të preferojnë studimet në degët e biznesit dhe ligjit edhe në vitin 2018. Por gjatë viteve 2014-2018 numri i studentëve në degët e inxhinierisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit ka pësuar rritje të ndjeshme, teksa në degët e tjera si juridik, ekonomik dhe degët e mësimdhënies ka rënie të ndjeshme të interesit për të studiuar.

Ndërkohë, në degët e ekonomikut dhe juridikut, në vitin 2018 numri i studentëve ra me 8600 në raport më vitin 2014 ose 20 për qind më pak. Por një rënie e madhe dhe shqetësuese u vu  në numrin e studentëve në degët e arsimit, shkencave natyrore dhe degët e bujqësisë, përkatësisht me 26%, 32% dhe 51%.

Bizneset në sektorë të veçante si shërbimet teknologjike, bujqësia, dhe turizmi po hedhin alarmin se mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës po shndërrohet në një nga pengesat më serioze për zhvillimin e aktivitetit të tyre. Për nga ana perspektivës, qeveria shqiptare ka parë me prioritet zhvillimin e sektorëve të bujqësisë dhe turizmit për shkak se hapësirat për rritjen e tyre janë ende të mëdha, por këto dy degë vuajnë mungesën e njerëzve të shkolluar. Numri i studentëve në degët që lidhen me Bujqësinë dhe Turizmin ka pësuar rënie të ndjeshme.

Ministria e Bujqësisë hodhi alarmin pak kohë më parë se profesioni i Agronomit është në zhdukje. Ndërkohë, sektori i Turizmit ankohet vazhdimisht se nuk ka mjaftueshëm profesionistë me arsim të lartë për të plotësuar nevojat e tregut gjithnjë e në rritje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja