Programi/ Basha: Kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, mbështesim sipërmarrjen dhe të rinjtë

 

Kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha foli në emisionin ‘Repolitix’ mbrëmjen e sotme edhe për programin e forcës që ai drejton.

‘Ne kemi dal të parët me program edhe CDU gjermane ka thënë është programi më i mirë. Programi është shpalosur dhe shpaloset çdo ditë. Unë isha sot në Elbasan dhe atje e shpalosa programi ynë ka vetingun e politikanëve, heqjen e imunitetin dhe rikuperimin e pasurive të vjedhura. Ne kemi një plan të plotë si luftohet korrupsioni, për të mbështetur sipërmarrësit dhe taksat që duhet të paguajë sipërmarrësit, si do të mbështesim rininë shqiptare. Investimi më madhor i parashikuar në programin tonë, nuk është një zhvillim infrastrukturor por ngritja e 4 kampuseve në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë Vlorë dhe Shkodër në fushën e teknologjisë së informacionit’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Basha replikë Ramës nga Report Tv: Ku i ke shokët?! Ke frikë nga e vërteta, gati për debat live! Vota për Berishën, shkon për Metën dhe rrangallat e korrupsionit (VIDEO)


S.B/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi II i 'Piepolit & Report Tv'/ 41% e shqiptarëve besojnë se PS është e vetmja parti që mund të përshpejtojë integrimin në BE, 35 % thonë PD! Pak besim tek të vegjlit

Sondazhi II i 'Piepolit & Report Tv'/ 41% e shqiptarëve besojnë se PS është e vetmja parti që mund të përshpejtojë integrimin në BE, 35 % thonë PD! Pak besim tek të vegjlit