Programi elektoral i PD-së/ Agalliu në Report Tv: Do e bëjmë 9% tatimin mbi fitimin, zero taksë për biznesin e vogël! Ja si zgjidhet prona

Me 1 Qershor Partia Demokratike shpalosi programin e saj elektoral, gati një vit para zgjedhjeve, duke iu servirur shqiptarëve vizionin e saj për qeverisjen në sektorë të ndryshëm të vendit, nëse fiton zgjedhjet qëndrore të 2024.

I ftuar në “Studio Live” me Arbër Hitajn, ishte i ftuar deputeti demokrat Arbër Agalliu, i cili foli për synimin e programit dhe rezultatet e pritshme.

Agalliu theksoi se një ndër piketat e këtij programi elektoral janë taksat e ulëta në vend dhe ulja e informalitetit.

“Programi i PD-së synon t’i japi secilit atij që i takon. Shtresës së mesme u merren 35-40 milion euro, profesionistëve të lirë. Filozofia e këtij programi ka qenë për taksa të ulëta, ta çojmë në 9% tatimin mbi fitimin. Nëse sot një mësues ka një pagë nga 15-23% të taksës që i mban buxheti. Efektin më të mirë në ekonomi e kanë taksat e ulëta. Paratë menaxhohen më mirë nga tregu. Ul informalitetin. Kemi të vlerësuar që ekonomia informale shkon në 40%. Ne i barazojmë dhe vlera reale që paguhet në buxhetin varet nga të ardhurat që merr. Një reformë shumë e rëndësishëm është bashkimi i doganave me tatimet. 40% e bizneseve pohojnë se u kërkohet ryshfet. Me bashkimin rritet dhe lufta ndaj korrupsionit”,-tha ai.

“Qëndrim tjetër është zero taksë për biznesin e vogël. Sot bizneset e vogla taksat më të mëdhaja i kanë nga pushteti lokal”,-nënvizoi Agalliu

Ndër të tjera Agalliu tha se PD ka zgjidhjen edhe për një nga çështjet që ka rënduar supet e të gjitha qeverive shqiptare pas viteve 90', atë të pronës.

“Ne jemi zotuar që çështjen e pronës ta zgjidhim në këtë lloj forme. E para aty ku prona është e lirë, lihet dhe kthehet në mënyrë të menjëhershme, nuk ka më sorollatje lart e poshtë. E dyta, aty ku prona nuk është e lirë po është zënë, del një faturë me çmimin e e tregut dhe me çmime reference qesharake, sepse ne sot kemi në jugun e Shqipërisë prona dhe sipërfaqe të tëra që vlerësohen me 5 mijë, me 6 mijë apo me 7 mijë lekë të vjetra metri katror. Ne do të njohim çmimin real të tregut dhe do të emetojmë një obligacion, i cili do t’i paguhet pronarit brenda njëzet viteve. Një e njëzeta vitin e parë, e kështu me radhë këste të barabarta gjatë gjithë periudhës. Nëse vlera e pronës është e atillë që rikuperohet që vitin e parë merr paratë me vlerën e tregut”,-tha deputeti i PD-sw.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja