Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj në një takim me Shoqatën e Ndërtuesve dhe përfaqësues të tregut imobiliar, tha se rezulton se ka apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro në rrethinat e Tiranës. Për këto raste, përfituesi do të marrë kredi me 0% interes.
Ndërsa për apartamentet me vlerë mbi 60 mijë euro, blerja do të mbulohet 100% përmes kredisë bankare, ndërsa shteti do të subvencionojë pjesën e normës së interesit mbi 3%. Kufiri maksimal i vlerës së apartamentit është ende në diskutim dhe orientimi është rreth 200 mijë euro.
Pjesë e politikës së re do të jetë edhe subvencionimi i qirasë për profesionistët dhe familjet e reja. Sipas ministres, për qiratë deri 500 euro shteti do të mbulojë gjysmën e kësaj vlere.








Komente
Komento