Konventa dy ditore e Partisë Socialiste për Programin kaloi si skaneri më i plotë që i është bërë gjatë katër vjetëve të fundit gjendjes së përgjithshme në vend dhe njëherësh si përpjekja më trasparente dhe më serjoze që ndonjë opozitë ka bërë për të kolauduar një program elektoral për publikun në sytë e publikut.
Nga mënyra e organizimit dhe parashtrimit të temave, konventa shënoi një përparim domethënës drejt standarteve të profesionalizimit dhe ishte një risi për traditën tonë politike. Një risi, që duke u përsëritur e përmirësuar në të ardhmen, do të mbetet si themelimi i një zakoni të mirë.
Minimalisht, pa hyrë në vlerësimin e analizave dhe propozimeve që bënë folës të ndryshëm, mund të thuhet se Konventa dha një përgjigje të qartë për pyetjen kyçe që është bërë në çdo fushatë elektorale dhe që ka ardhur duke spikatur nga zgjedhjet në zgjedhje: Opozita synon të fitojë thjesht nga konsumimi dhe dështimet e qeverisë apo me një program konkret e të detajuar?
Përgjigja që po jep opozita socialiste e vitit 2013 është: Me program. Me një program gjithnjë e më të detajuar, me një ofertë gjithnjë e me të plotë, gjithnjë e më të përpiktë në konkretësinë e saj, që ngerthen gjithë spektrin e nevojave dhe realiteteve shoqërore në vend.
Kjo është shumë e rëndësishme, jo se konsumimi dhe dështimet e qeverisë nuk duhet të shfrytëzohen nga opozita. Patjetër që po. Një prej detyrave të mëdha të opozitës është të tregojë orë e çast para publikut sa i ka mbajtur dhe si i ka mbajtur qeveria premtimet e saj.
Por ketë punë e bëjnë edhe mediat e lira, edhe organizatat e lira të shoqërisë civile. Ja pse në thelbin e vet të padublueshëm opozita ekziston për t’i ofruar publikut jo vetëm kritikën, por edhe zgjidhjet. Përvoja shqiptare dhe botërore ka treguar se kush vjen në pushtet qyl, ngaqë e ka bërë baltë qeveria, përfundon në baltën nga është nisur.
Kurse Programi është tregues i qasjes së re konstruktive; Programi është premisë përgjegjësie dhe qartësie neser në qeverisje. Pogrami konkret është ndërkaq krijim, është një test i inteligjencës, aftesive dhe burimeve njerëzore në opozitë; është të hidhesh në betejë, me guximin për t’u përballur me kundërshtarin jo më me batuta, sharje e fraza propogandistike, por me profesionalizëm.
Në këtë pikë demokarcia shqiotare ka shansin të bëjë një hop vërtetë cilësor përpara, nëse debatin dhe karrierën e shënojnë temat e zhvillimit. Në të ëvrtetë, programi është kryefjala e një opozitë bashkohore që dëshëron të vijë në pushtet për të ndryshuar gjendjen.
Mjafton kaq sa thamë për të pohuar se Konventa programore e PS-së, pavarësisht kundërshtive të natyrshme për disa prej zgjidhjeve të ofruara dhe pavarësisht mospajtimit programor të së djathtës me këto zgjidhje, i meriton fjalët e mira që janë thënë për të si ngjarje.
Publiku, i majtë, i djathtë apo i parreshtuar është shumë i interesuar që në parlement dhe në qeveri të shkojnë njerëz që kanë ide, mendime, propozime, programe dhe integritet, duke i dhënë fund sa më shpejt të jetë e mundur promovimit të servilizmit dhe jesmenizmit.
Një qëndrim të ri për konventën e PS-së mund të kishte mbajtur edhe kryeministri Berisha. Ai ka vite që ankohet se opozita nuk ka program. Tani që opozita bëri ndalesën e parë të rëndësishme në udhën e plotësimit dhe konsolidimit të programlit elektoral, ai humbi shansin të sillej si zotëri me konventën si përpjekje, qoftë edhe duke i hedhur poshtë propozimet që u elabotuan aty për taksat, për borxhin publik, për bisnesin e vogel e të mesëm, për rendin, e tjerë.
Pa fantazi , si të kishte ndjerë pataksjen e frymës së ndryshimit, kryeministrit u lëshua në endrrën e tij rutinë të diversionit, në një përpjekje të padenjë dhe, ma merr mendja edhe të pavlerë, për të kundërvenë brezat në partinë më të madhe të opozitës.
Megjithese nuk qe fare në fokusin e fjalës përmbyllese që mbajti në konventë kryetari i opozitës, zoti Rama, në reagimin e kryeministrit pamë të shfaqet dëshpërimi i dikujt që sheh se nuk po i japin luftë në kuptimin e politikës së vjetër, por po e tejkalojnë.
Ai u muar me “kush foli” dhe jo me “ çfarë u tha”, duke i venë sërish në siklet të madh liberaldemokratët e pakët në PD apo rrreth saj, që kanë parimin të gjykojnë “çfarë” dhe jo “kush” si enveristët. Por e tha mirë një analist i pavarur se Berisha ka mendësinë e fabulës së njohur “ a i ke dhënë ujë gomarit”.
Po të kishin folur në konventë figurat historikë të PS-së, po ky Berishë do ta vërviste gjuhën “ja, e patë, e morën të vjetrit”, duke u qarë hallin me demek të rinjve. Tani që folën me përparësi të rinjtë, u qan hallin të vjetërve.
Prandaj as nuk ngjisin, as merren serizosht fjalët e tij. Mëkat, sepse humbi rastin të përballej me konventën me vizionin e qeverisë. Në fakt duket qartë se ai nuk merret dot me “ çfarë u tha” në konventë. Prandaj ka gjetur një qasje tjetër, që nuk është dhe aq e keqe, po të pranohej me ndershmëri: Po kopjon apo po përshtat në deklarata pjesë të programit të opozitës.
Kam përshtypjen se të njejtën gjë do të te bëje në ditët në vijim edhe për detin,edhe për pëshkimin, edhe për portet. Me fjalë, se me vepra nuk ka kohë. Duke harruar se gjendja ekzistuese e kërkon kryeministrin parasëgjithash llogaridhënës.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com