Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato dorëzoi sot progres raportin për Shqipërinë, e cila u diskutua në ‘Frontline’ me Agim Neshon, Lavdrim Krashi, Adriatik Lapaj dhe Aleksandër Çipa. Nesho theksoi për Marsela Karapançon se raporti ka disa vlerësime pozitive, por ka edhe gjëra të tjera mjaft kritike për Shqipërinë.

'Progres raportet diçka tepër pozitive. Dëshirë e popullit që është luftuar për këtë. Raportet diplomatike të BE-së mbështillen me një gjuhë diplomatike dhe është edhe për vendet e tjera të Ballkanit.'

Deputeti Krashi e sheh progres raportin një nga zhvillimet më pozitive këto 34 vitet e fundit.

'Për shqiptarët ishte lajm i mirë. Raportet periodike janë skanera të rëndësishme për Shqipërinë. Integrimi në BE është me negociata të vështira. Diplomacia më e mirë është ajo e drejtpërdrejtë. Kjo e shquan diplomacinë europiane. Janë progres i Shqipërisë, sa integrohet Shqipëria jo qeveria. Ka të bëjë me standardet ekonomike, të shërbimeve. Në përgjithësi raport pozitiv, por akoma me shumë punë dhe detyra për ta përmirësuar sa më shumë. Shifrat kanë progres në raport me vitin e kaluar. Për çdo shqiptar shqetësimi kryesor është drejtësia. Klasa politike e ka futur veten në linjat e padrejtësisë. Nga zhvillimet pozitive në Shqipëri 34 vitet e fundit.'

Lapaj ka një qasje ndryshe, pasi analizon jo thjesht letrat e progres raportit, por atë çka ndodh çdo ditë në jetën sociale të Shqipërisë, duke theksuar se anëtarësimi në BE është i largët.

'Gëzohem që Shqipëria të eci qoftë 1 milimetër para. Lajm i mirë, paskemi ecur diçka mirë. Parë në tërësinë e tablosë nuk jemi asgjëkundi. Për anëtarësim janë bërë festë disa herë këtu. Realisht me ritmin që kemi është për të ardhur keq, 2054 ndoshta. Ritmin e përshpejton demokratizimi real i Shqipërisë. Anëtarësimi është çështje standardi jetese këtu. Nuk e dimë ne gjendjen ku jemi, duhet të na e thotë raporti? Nuk ka nevojë të na thonë letrat, ne e dimë se e prekim. Mund ta ndryshoj, themeli i Europës është gara. Ke dëgjuar në Europë të vidhen vota? Po që të blihen vota, po që të manipulohet vota, po që gangsterë marrin kartat e identitetit. Nuk ka Europa pa zgjedhje të lira dhe të ndershme.'

Çipa vë në dukje nga progres raporti se KLGJ dhe KLP janë në presionin politik.

'Raporti nënvizon që KLGJ dhe KLP janë në presionin politik për zëvendësimin që cënojnë standardin. SPAK de facto ka përmbysu tabutë e periudhës së tranzicionit. Nuk kishim parë që në institucionet e Prokurorisë së Posaçme të ketë persona të niveleve të larta. Nuk ndodhte kjo dhe po ndryshon raporti mes pushteteve në demokraci. Raporti i bën thirrje shumicës të rregullojë komunikimin me opozitën e vendit. Hapat duhet të ishin bërë.'

 

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 01/11/2024 08:09

    Llapa nuk di te japi ndonje ide se si mundet te ecet prepara por vetem te shake, o kellire qe kur flet dukesh se sa te peshon truri , trego nga te vine donazione per partiçken tende , jeni zgjatimet e saliut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali

Humbi jetën pasi ra nga 10 metër lartësi në vendin e punës, zbulohen detaje të reja lidhur me 41- vjeçarin shqiptar në Itali