Miratohet projekti, zgjatim Lumit Lana nga 'Pallati me Shigjeta' deri në Kashar! Veliaj: Familjet do të marrin në pronësi aq metra katrorë sa kanë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kreu i Bashkisë Erion Veliaj njoftoi një tjetër projekt që do të nisë së shpejti në kryeqytet. Bëhet fjalë për zgjatimin e Lumit Lana nga pjesa e Pallatit me Shigjeta, e deri në Kashar.  Veliaj tha se familjet, objektet e të cilave i prek projekti, edhe nëse nuk i kanë të legalizuara, do të dëmshpërblehen me aq metra katrore sa kanë aktualisht.

“Ne sot miratojme atë që quhet plani për rialokimin dhe bëhet fjalë për 24 struktura rezidenciale, me çertifikatë pronësie që i përket 26 familjeve, 211 strukturat e tjera janë në tokë të Bashkisë. Janë në tokën tonë, por nuk po i përzëmë. Po u themi: “Na lini të bëjmë shtëpitë tamam, që mos t’i marrë Lana përpara, dhe të gëzoni edhe për faktin që jeni në buzë të një super bulevardi”, se vazhdon me bulevardin “Bajram Curri” dhe “Gjergj Fishta”, dhe ndërkohë është tokë e shtetit. Nuk do i lëmë pa shtëpi, do marrin aq sa kanë, por ne do të vazhdojmë të urbanizojmë Tiranën. Janë 9 struktura që janë akoma në proces verifikimi dhe 71 parcela tokash, disa më të vogla dhe disa më të mëdha”, u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se puna në qytet do të vijojë edhe pse sabotuesit do të vijojnë të pengojnë. “

Siç e dini, kemi marrë një kredi nga Banka Europiane e Investimeve. Një kredi për të cilën plotfuqishmërinë nuk e morëm kurrë nga Ilir Meta, si sabotuesi kryesor  i projekteve në Tiranë. Unë kam parë kryetar bashkie qe do të bëhet president, por president që do të bëhet kryetar bashkie, hera e parë që e dëgjoj. President që do të bëhet brigadier komunale është akoma më e rrallë. Ka bllokuar çdo projekt, përfshi edhe këtë”, shtoi Veliaj.

SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luk Pjetri: 12/07/2022 23:33

    Jam banor qe banoj ne afersi te lumit Lana por banesa ime eshte ne distance rreth 40 ml ! Projekti i ri shtratit te lumit Lana eshte modern edhe idomosdoshem por eshte devijuar me qellime korruptive! Rregullo e nderto nga njera ane dhe shembe banesat e banorve ne anen tjeter me qellime korruptive per te fituar per gjepat politikanve qe ne i dime me emer e mbiemer. Koha dote vertetoj se banorve u behet pa drejtsi duke u shembur banesat. Kur banoret dote ken drejtsi kurren ekurres sa te jete Laljeri ! Falemnderit banori Luk Pjetri .

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 12/07/2022 17:39

    Une jam besimplote te Erioni per punen e Lanes, por me ka ngelur ne mendje puna e instalacionit me autobuzin mbi Lane. Kishte lezet. Sikur ta vinin perseri do isha shumei lumtur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë