Projektbuxheti 2024/ Qeveria jep 2.1 miliardë lekë për SHISH, 10% më shumë se vjet! Vlora Hyseni: Rrisim pagat! S'na mjafton, kërkojmë shtesë

Tirane -   Shërbimi Informativ Shtetëror do të ketë një fond prej 2.1 miliardë lekë për buxhetin e vitin 2024. Në krahasim me një vit më parë qeveria ka parashikuar një rritje prej 10%. Kjo shumë nuk mjafton, ndërsa duket që shtesa 10% që do të shkojë për rritjen e pagave të zyrtarëve.

E deklaroi shefja e SHISH, Vlora Hyseni e pranishme në seancën dëgjimore që u mbajt online (13 nëntor 2023), në Komisionin e Sigurisë, në lidhje me fondin e parashikuar për vitin e ardhshëm në projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2024” për Shërbimin Informativ Shtetëror

 “Për vitin 2023 fondi i akorduar me ndryshime është 1.8 miliardë lekë ndërsa realizimi i tanishëm është 1.52 miliardë lekë ose 84%. Deri në fund të vitit realizimi parashikohet të jetë 98%. Në pr/buxheti për vitin 2024 SHISH i është parashikuar një fond në shpenzimet e përgjithshme 2.1 miliardë lekë ose gati më shumë se 10.5% më shumë se 2023. Këtë 10% e kemi planifikuar të shkojë në rritjen e pagave për zyrtarëve të Shërbimit”

Por a mjafton?

Në vitin 2023 niveli i rritjes së pagave të zyratëve të SHISH në krahasim me institucionet e tjera ka qenë më i ulët prandaj kreu i SHISH është në kontakt me ministrinë e Financave për të krijuar politikat e rritjes së pagave

 “Në vitin 2023 niveli i rritjes së pagave në krahasim me institucionet e tjera është më i ulët. Në këto kushtet SHISH është duke punuar dhe jemi angazhuar dhe kemi pasur disa takime me ministrin e Financave që në vitin 2024 të krijohen politika të rritjes së pagave për zyrtarët e Shërbimit. Kemi përkrahje të jashtëzakonshme nga ministri i Finanacave”

Gjithashtu planifikohen dhe mbështetje e ve e veçantë për zyrtarët e SHISH në varësi të vështirësisë së operacionit për të cilën angazhohen

“Jemi në fazën e draftimit të akteve të brendshme ligjore që parashikohet mbështetje për stafin e SHISH të angazhuar në operacione. Planifikohet mbështetje e veçantë rritje e mbështetjes për punën që punonjësit e SHISH janë të angazhuar. Për secilën kategori sipas angazhimit dhe rrezikshmërisë së projektit do të parashikohet mbështetje e veçantë për ta” tha Hyseni.

SHISH ka paraqitur një plan të shpenzimeve sa tavani i miratuar dhe prioritet është siguria kibernetike

"SHISH në funksion të plotësimit të objektivave për vitin 2024 ku mjedisi i sigurisë është në ndryshim të vazhdueshëm paraqitet me një plan të shpenzimeve shumën prej 2.1 miliardë lekë sa tavani i miratuar. Një pjesë e buxhetit është planifikuar të investohet në rrjet dhe sigurinë kibernetike. Siguria e kibernetike është  një ndër priorietet e shërbimit" informoi Hyseni

Por a mjafton?

"Ne kemi vlerësuar që buxheti aktual i planifikuar nuk plotëson nevojat e Shërbimit. Kemi dërguar projekte shtesë. Kam folur me ekipin tim të realizojmë projekte. E kuptoj dhe ministrinë e Financave që nuk ka pasur mundësi që tavani buxhetor të rritet për Shërbimin. Ne me ekipin kemi punuar të realizojmë buxhetin që kemi pasur në dispozicion e të krijojmë projekte shtesë sa i takon transformimit e profesionalizmit të shërbimit. Kemi krijuar projekte me të cilat do të kërkojmë buxhete shtesë në vijim me qëllim të rrisim buxhetin e shërbimit në një shumë tjetër me qëllim reailizimin e objektivave të shërbimit" tha shefja e SHISH, Hyseni.

Deputeti i PS: Mos bëni shaka me miellin e gjermanit
Deputeti i PS-së, Bujar Çela vuri theksin tek nevoja për të vënë në dispozicion të këtij institucioni buxhetin e nevojshëm për të arritur objektivat e këtij institucioni kaq të rëndësishëm.

"Më kujtohet ai filmi. Nuk bëhet shaka me miellin e gjermanit. Kjo është një strukturë shumë e rëndësishme dhe buxheti I kësaj qeverie në lidhjeme këtë organ kaq të rëndësishëm nuk duhet të kishte asnjë tolerancë, sepse varësia financiare çon në disa varësi të tjera që dëmtojnë të tërë. Gjej rastin t’i bëj thirrje ministrisë së Financave dhe qeveria të rishikojë, se ka kohë që mangësitë financiare të plotësohen në mënyrë emergente për këtë strukturë. Koha dëshmon një urgjencë që nuk duhet diskutohet për çështje buxhetore sepse ky është institucion me rëndësi të veçantë të gjithë strukturat e tjera presin. SHISH nuk pret asnjëherë ndryshe dëmi do të ishte shumë i madh'tha Bujar Çela

Nasip Naço i propozoi kolegut, 'si deputet me eksperiencë' të bënte një amendament ku të kërkonte rritjen e fondeve.

Mangësitë i plotësojmë kur të rishikojmë buxhetin në 2024

Nga ana e tij Deputeti Bardhyl Kollçaku i cili ishte dhe relator tha se do të shihet mundësia që "mangësitë financiare të këtij buxheti të plotësohen kur të bëhet rishikimi i buxhetit gjatë 2024"

Votimi në parim i pr/buxhetit 2024 do të jetë më 20 dhe 21 nëntor ndërsa më 7 dhjetor është miratimi i buxhetit nen për nen. Edhe kryetari i Komisionit Nasip Naço la të hapur mbështetjen e deputetëve për të propozuar një rritje të fondeve për SHISH 

“Besoj mes këtyre dative komisioni i sigurisë kombëtare në takime të ngushta me SHISH do të dëgjojë më nga afër për të parë dhe për të mundësuar që në përfundim të shtojmë aq sa ka mundësi ky komision. Në takimin që do të bëjmë të gjitha shqetësimet do ia rekomandojmë komisionit të Ekonimisë.

Komisioni i Sigurisë fillimisht u mblodh fizikisht por pas skenarit të kaosit të krijuar nga grupi i rithemelimit, seanca dëgjimore u zhvendos online mesditën e 13 nentorit. Gazment Bardhi që udhëhoqi skenarin e kaosit të grupit të Rithemelimit në Kryesinë e Kuvendit tha se mbledhjet online janë në shkelje të Kushtetutës.

Vlora Hyseni drejton institucionin e Shërbimit Informativ Shtetëror prej prillit 2023 kur zëvendësoi Helidon Bendob i cili kishte dhënë dorëheqjen në dhjetor 2022 për një trajnim të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Deputeti online: 14/11/2023 10:01

    Ore keta deputetetet e komisioneve a duhet te jene prezent ne sallen e komisionit. Kur jane online pse nuk shkojne ne zyre dhe te futen ne konference por na e bejne nga makina

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin

Kurti: Sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiçi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin