Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021

Projektbuxheti/ Borxhi publik në 2022 do të arrijë në 12.1 mld euro, rritet me 705 mln euro krahasuar me 2021

Foto Ilustruese

TIRANË- Borxhi publik do të vazhdojë të zgjerohet në vitin që vjen pavarësisht përmirësimit të situatës ekonomike. Sipas projektbuxhetit 2022, stoku i borxhit publik në vitin që vjen do të arrij në 12.109 miliardë euro, nga 11.404 miliardë euro, me një rritje prej më shume se 705.1 milionë eurosh. 

"Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 472 492 milionë lekë, pa përfshirë efektet e mundshme prej ndryshimit të kursit të këmbimit, i dhënë me hollësi, si më poshtë vijon:
- Stoku i borxhit të qeverisjes qendrore 1 408 452 milionë lekë.
- Stoku i borxhit të garantuar nga qeverisja qendrore 63 390 milionë lekë.
- Stoku i borxhit të qeverisjes vendore 650 milionë lekë", thuhet në projektbuxhet. 

Për vitin e ardhshëm Ministria e Financave ka parashikuar të marrë borxh në tregun e huaj dhe të brendshëm në vlerën e 416.3 milionë eurove. 

Në vitin 2022 ka mundësi të merrët edhe një eurobond, në rast se nuk arrihet të merret një shumë e madhe në daljen e parashikuar në nëntor të këtij viti. 

Si pasojë e rritjes së të ardhurave në vitin që vjen edhe borxhi publik në raport me PBB-në raportohet në rënie sipas relacionit.

"Borxhi publik bruto do t’i rikthehet një trajektore rënëse duke filluar që nga 2022, në përputhje me rregullin respektiv fiskal, ku pritet të bjerë në rreth 78.9 përqind të PBB nga rreth 80 përqind i pritshëm për këtë vit" thuhet në dokumentet e buxhetit.

Në buxhet është miratuar edhe Kontingjenca për risqet e borxhit prej 4.8 miliardë lekë që përdoret nga ministri i financave për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në shpenzimet për interesa. Për vitin aktual kontigjenca është parashikuar 4.5 miliardë lekë. 

Në relacion është theksuar edhe qëndrimi i financave për të dalë me rënie borxhi dhe deficiti brenda 2024, pra për të mos krijuar borxh të ri. 

"Balanca primare do të rikthehet në nivel pozitiv (suficit primar) nga viti 2024 e në vijim. Edhe ky target tashmë është ligjërisht i detyrueshëm, ku në LOB përcaktohet që duke filluar nga viti buxhetor 2024 e për çdo vit në vijim balanca primare të rezultojë jo më e vogël se sa zero (pra së paku e balancuar ose pozitive)", vijon më tej relacioni. 

Pandemia ka ndryshuar thuajse të gjitha parametrat e ekonomisë së vendit, nëse objektivat ishin për të ulur borxhin me ritëm më të shpejtë afatet janë shtyrë deri në vitin 2028.

"Sipas skenarit bazë, borxhi publik pritet të bjerë në rreth 74.9 përqind në vitin 2025 dhe më tej në rreth 67.9 përqind në vitin 2028", thuhet në relacion.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka