Projektbuxheti i vitit 2024, Pampuri: Nuk parashikon asnjë rritje për pensionet dhe pagat, por vetëm indeksim të tyre

Nënkryetarja e PD, Orjola Pampuri është shprehur se Projektbuxheti i vitit 2024 nuk parashikon asnjë rritje për pensionet dhe pagat, por vetëm indeksim të tyre.

Në një deklaratë për mediat, nënkryetarja e PD-së akuzoi qeverinë Projektbuxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë të re për dhe familjet shqiptare.

Deklaratë e plotë

Buxheti i qeverisë asgjë për familjen shqiptare, por plot 14.2 miliardë lekë do ti kushtojnë xhepave të shqiptarëve këto kontrata, të cilat për këtë vit janë 1.2 miliardë lëke më të shtrenjta se një vit më parë.

Asnjë rritje për pensionet në buxhetin e ri, ndërsa më shumë se 1.75 miliardë lekë ose 16.5 milion euro për vitin e ardhshëm do të shkojnë vetëm koncesionin e sterilizimit.

Projektbuxheti i vitit 2024 nuk sjell asnjë të re për dhe familjet shqiptare.

Qeveria në projeksionin e saj, për vitin e ardhshëm pretendon një rritje ekonomike imagjinare, mes të ardhurave dhe shpenzimeve të cilat nuk janë në funksion të mirëqënies dhe zhvillimit të vendit.

Buxheti i ri nuk parashikon një rritje reale për pensionistët dhe në vend të kësaj qeveria vetëm do t'i indeksojë ato.

Kjo rritje në buxhet do të jetë prej 2 mijë lekë të vjetra, në muaj për pensionistët, ose pak më pak se një gjysëm buke më shumë në ditë.

Po ashtu për pagesat e ndihmës ekonomike, aftësisë së kufizuar, pensionet e vecanta të punës, thuajse nuk refloktojnë rritje por dhe kompensimi financiar do të jetë nën vetë normën e inflacionit.

Nga ana tjetër Qeveria nuk ngurron të rrisë shpenzimet për kontratat koncesionare dhe PPP-të, të cilat për vitin e ardhshëm do të njohin sërisht rritje.

Për 11 kontratat, për të cilat KLSH dhe Prokuroria kanë provuar se janë dhënë në shkelje me procedurat dhe ligjet e këtij vendi, ku për atë të sterilizimit ka nisur hetimi nga SPAK, qeveria nuk e ngurron mbështetjen e hapur ndaj tyre.

Plot 14.2 miliardë lekë ose 135 milion euro do ti kushtojnë xhepave të shqiptarëve këto kontrata, të cilat për këtë vit janë 1.2 miliardë lëke ose 11 milion euro më të shtrenjta se një vit më parë.

Më shumë se 1.75 miliardë lekë ose 16.5 milion euro për vitin e ardhshëm do të shkojnë për sterilizimin.

E disa dhjetra million euro të tjera për kontratat koncesionare të Shëndetësisë, të cilat sëbashku përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të këtyre shpenzimeve.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

20 militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër