TIRANE- Në projekt-dokumentin për programin buxhetor afatmesëm 2016-2018, qeveria parashikon që pensionet të rriten duke filluar me nga 2.8%. Për sigurimet shoqërore Këshilli i Ministrave do të miratojë çdo vit rritje të të ardhurave, për të moshuarit por dhe për përfitimet e tjera. Gjithashtu është parashikuar një plan i ri mbi të cilin pritet të caktohen pensionet e reja.

Synimi i qeverisë është që pensioni minimal të sigurojë minimumin jetik, i cili pritet të jetë 75% e pagës minimale, ndërsa pensioni mesatar 45% e pagës minimale dhe çdo përfitim pritet të caktohet brenda 30 ditëve nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. “Masa e pensionit minimal të sigurojë të paktën minimumin jetik dhe shkalla e zëvendësimit të jetë 75% e pagës minimale.