Projekti i BE-së për punësimin dhe integrimin e komunitetit rom, Veliaj: Kjo është një mundësi që i jepet bujarisht tre bashkive në vend

Tirana është shembull suksesi për integrimin e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj solli shembullin e mirë të kryeqytetit në konferencën “Për më shumë edukim dhe mundësi punësimi për komunitetin Rom dhe Egjiptian në Shqipëri”, ku u prezantua projekti i Bashkimit Europian, në bashkëpunim me Fondacionin ‘Soros’, për integrimin dhe punësimin e romëve në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër.

“Në Tiranë kemi provuar se kultura e dhënies së një shansi, e përqafimit dhe e përfshirjes vlen. E bëmë qytetin më të mirë, i bën komunitetet më dinjitoze. Për të gjithë vëllezërit dhe motrat tona rom dhe egjiptianë, e bën Shqipërinë një vend ku shohim të ardhmen, dhe jo një vend tranzit nga ku duhet të shkojnë në një vend tjetër. Tirana është një histori suksesi, e cila besoj se do të përqafohet si koncept edhe në Elbasan, në Shkodër dhe në Vlorë, me tre super kryetarët e bashkive aty”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku vlerësoi projektin dhe të gjitha nismat e tjera të BE-së, të cilat sipas tij kanë përmirësuar shumë fusha të jetës në vendin tonë.

“Kjo është një mundësi për tre bashki, që jepet bujarisht, prandaj duhet t’i shohim gjërat për atë që janë. Ky është një vullnet i mirë i Bashkimit Europian, duke sjellë shembullin e Tiranës”, shtoi Veliaj.

Projekti “Inclusive EduJobs” është një nismë 3 vjeçare e drejtuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës dhe Qendrën për Veprim Social dhe Inovacion, e financuar nga Bashkimi Europian.

Qëllimi kryesor i projektit është të rrisë përfshirjen e burrave dhe grave, vajzave dhe djemve, nga komunitetet Rom dhe Egjiptian në Shqipëri, me fokus punësimin dhe arsimimin e tyre.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/10/2023 01:47

    Shkoni perseri pas tre vjetesh te shikoni rezultatet e integrimit e punesimit.Per egjiptianet kam besim,por romet...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë