Projekti i Durrësit, Salianji: Aferë korruptive që do të pastrojë paratë e krimit! Pëllumbi: S’kishte garë sepse jemi bazuar në ligjin për investimet strategjike

Projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit ka përplasur në një debat deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianjin dhe deputetin e Partisë Socialiste dhe Arben Pëllumbin. Të ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, në Report Tv, deputeti demokrat e cilësoi si një aferë korruptive, ndërsa për deputetin socialist ky projekt do të sjellë zhvillim të madh për qytetin e Durrësit. Salianji theksoi se projekti për Portin e Durrësit është një aferë korruptive ku do të pastrohen paratë e krimit.

‘Projekt thellësisht korruptiv. Kam informacione të plotë që kjo kompani po bën kontrata. Ka 1 miliardë euro kapital do marrin tokën e shtetit dhe do ndërtojë dhe do shesë pronën. Po e bën kompani për të ndërtuar. Sot po ju them se ajo është afera më e madhe e korruptive e ku do të pastrohen paratë e krimit. Aty do bëhet një tmerr me portin tjetër. Do bëj një koncesion tjetër që t’ua japë oligarkëve. Është një aferë korrupsioni. Pse nuk i pyesni qytetarët. Është tokë që ka vlerë tregu 1 miliardë euro. Është 850  m. Po të bëhet diku tjetër nuk ka interes është një projekt korruptiv. Paratë që do të fitojë, një tokë që bën 2 mld euro po e shmang nga taksat. E ka shmangur nga çdo lloj takse. Janë hajdutë me çizme.’- u shpreh Salianji.

I pyetur se pse është zgjedhur pa garë kompania ndërtuese, deputeti Arben Pëllumbi u shpreh se qeveria është bazuar në ligjin për investimet strategjike.

'Qytetarët tanë na kanë votuar neve. Ne jemi bazuar në ligjin për investimet strategjike dhe turizmin për projekte të tilla nuk ka gara. Shprehet interesi dhe ky zotëri ka shprehur interesin. Bëhet investimi. Shteti shqiptar përjetë do jetë 33% aksioner në të gjitha shërbimet që do të ndodhin aty. Të gjitha pjesët që janë sot strategjike në port ngelen pasuri e shtetit shqiptar. Ato do të koncesioneohen për 35 vjet. Ky projekt do të kthejë qytetin në pikë të rëndësishme turistike. Ky investitor i rëndësishëm do sjellë bashkë me kapitalet  veta dhe investitorë të tjerë të rëndësishëm. Sot porti ka një pamje të tmerrshme. Po flasim që Porti i Durrësit do t’u shërbejë 4 shteteve.’- tha Pëllumbi.

Projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe trualli prej 812 600 m2, që nga investimi, i kalon në pronësi kompanive. Parashikohen 12 000 apartamenteve dhe 2 hoteleve me 850 dhoma në total. Projekti parashikon 80 000 metër katror hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura dhe një gjatësi plazhi 700 metra. Faza e parë nis në 2023-shin e zgjat për 5 vite, me vlerë investimi  € 595 milionë euro, dhe për fazën e dytë që pritet të nisë në 2028-ën, investimi është rreth 1 miliardë e gjysmë euro. Marrëveshja ka një jetgjatësi prej 35 vitesh, ndërsa përfundimi total i realizimit të projektit zgajt 20 vite. Qeveria shqiptare do të përfitoi gjatë gjithë kohës 33.3% të dividentit. Parashikohen 12 000 të punësuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Protesta e Berishës, Salianji: Organizohet kundër qeverisë! Pëllumbi: Shprehje e mosdakordësisë për takimin BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë

 

Protesta e Sali Berishës më 6 dhjetor, ditën kur edhe do të mbahet samiti BE-Ballkani perëndimor në Tiranë, ka përplasur mbrëmjen e sotme deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetin socialist Arben Pëllumbi, në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babarama’ në Report Tv.

Salianji, megjithëse pranon se nuk është pjesë e strukturës vendimarrëse në Foltore, u shpreh se parë nga disa këndvështrime tha se në çdo moment qytetarët shqiptarë mund të protestojnë. Salianji nënvizon se nuk është një protestë kundër aleatëve, por kundër qeverisjes së korruptuar.

‘Nuk jam pjesë e asaj strukture vendimmarrëse. Por parë në një këndvështrim ka pasur problematika të mëdha në raport me progresin drejt BE-së. Shqetësimet e mëdha që ka në raport me lirinë e shprehjes. Në çdo moment qytetarët shqiptar mund të protestojnë. Europa respekton të drejtën për të protestuar. Të ketë protesta kudo. Këtu duket si traumatike edhe vijmë nga komunizmi. Në çdo vend demokratik kudo ku ka ngjarje të mëdha bëhen edhe protesta të mëdha. Është një taktike që nuk kemi pse themi obobo. Është një vëmendje që i jepet Shqipërisë nëse do të protestohej kundër kësaj do të ishte problem. Ju e keni parë që ka protesta. Nëse do të protestohej kundër aleatëve do isha kundër. Unë nuk do të merrja pjesë në një protesta të tillë dhe do bëja thirrje që protesta mos të zhvillohej. Protesta është kundër korrupsionit. Është një protesta që organizohet kundër qeverisë. Protestojmë për ta kthyer vëmendjen e BE-së drejt Shqipërisë. Duhet t’i tregohet që Shqipëria është në një situatë ku nuk mund të prevalohet një autokraci.’- tha Salianji.

I këtij mendimi nuk është deputeti socialist Arben Pëllumbi, i cili tha se protesta është shprehje e mosdakordësisë për këtë takim.

‘E drejta e protestës në Shqipëri është e garantuar. Mjafton që të njoftohet policia. Është normale që në demokraci krahu i kundërt të protestoje. Në këtë rast Shqipëria është vetëm një vend organizator. BE që të dalë të largohet nga Brukseli dhe ka zgjedhur që të këtë gjë ta bëjë në Shqipëri për të dhënë një mesazh të qartë për mbështetjen që Brukseli ka ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zgjedhjet Shqipëria si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan. Në thelb është shprehje e mosdakordësisë për këtë takim. Kudo protestohet por në asnjë vend nuk proteston opozita parlamentare. Problemi është izolimi i politik ku ndodhet Sali Berisha, ku nuk e përfill askush. Nuk ka komunikim me asnjë nga institucionet e BE-së. Ka problemin e  tij që të thotë se unë jam dikush në këtë vend dhe më merrni mua në konsideratë. Ne kështu e lexojmë mesazhin e protestës.’- tha Pëllumbi.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ditar: 21/11/2022 22:22

    Cdo pune qe ka bere kjo qeveri ka hasur ne kundeshtim te ndyre nga kjo opozite famekeqe, filluan me liqenin, sheshin, pazarin e ri, stadjumin e cte kujtosh me pare dhe kjo ska si te jete ndryshe kur udhehiqen nga NON GRATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar