Protesta e Sali Berishës më 6 dhjetor, ditën kur edhe do të mbahet samiti BE-Ballkani perëndimor në Tiranë, ka përplasur mbrëmjen e sotme deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji dhe deputetin socialist Arben Pëllumbi, në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babarama’ në Report Tv.
Salianji, megjithëse pranon se nuk është pjesë e strukturës vendimarrëse në Foltore, u shpreh se parë nga disa këndvështrime tha se në çdo moment qytetarët shqiptarë mund të protestojnë. Salianji nënvizon se nuk është një protestë kundër aleatëve, por kundër qeverisjes së korruptuar.
‘Nuk jam pjesë e asaj strukture vendimmarrëse. Por parë në një këndvështrim ka pasur problematika të mëdha në raport me progresin drejt BE-së. Shqetësimet e mëdha që ka në raport me lirinë e shprehjes. Në çdo moment qytetarët shqiptar mund të protestojnë. Europa respekton të drejtën për të protestuar. Të ketë protesta kudo. Këtu duket si traumatike edhe vijmë nga komunizmi. Në çdo vend demokratik kudo ku ka ngjarje të mëdha bëhen edhe protesta të mëdha. Është një taktike që nuk kemi pse themi obobo. Është një vëmendje që i jepet Shqipërisë nëse do të protestohej kundër kësaj do të ishte problem. Ju e keni parë që ka protesta. Nëse do të protestohej kundër aleatëve do isha kundër. Unë nuk do të merrja pjesë në një protesta të tillë dhe do bëja thirrje që protesta mos të zhvillohej. Protesta është kundër korrupsionit. Është një protesta që organizohet kundër qeverisë. Protestojmë për ta kthyer vëmendjen e BE-së drejt Shqipërisë. Duhet t’i tregohet që Shqipëria është në një situatë ku nuk mund të prevalohet një autokraci.’- tha Salianji.
I këtij mendimi nuk është deputeti socialist Arben Pëllumbi, i cili tha se protesta është shprehje e mosdakordësisë për këtë takim.
‘E drejta e protestës në Shqipëri është e garantuar. Mjafton që të njoftohet policia. Është normale që në demokraci krahu i kundërt të protestoje. Në këtë rast Shqipëria është vetëm një vend organizator. BE që të dalë të largohet nga Brukseli dhe ka zgjedhur që të këtë gjë ta bëjë në Shqipëri për të dhënë një mesazh të qartë për mbështetjen që Brukseli ka ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zgjedhjet Shqipëria si faktor i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan. Në thelb është shprehje e mosdakordësisë për këtë takim. Kudo protestohet por në asnjë vend nuk proteston opozita parlamentare. Problemi është izolimi i politik ku ndodhet Sali Berisha, ku nuk e përfill askush. Nuk ka komunikim me asnjë nga institucionet e BE-së. Ka problemin e tij që të thotë se unë jam dikush në këtë vend dhe më merrni mua në konsideratë. Ne kështu e lexojmë mesazhin e protestës.’- tha Pëllumbi.
Lajmi kryesor: