Projekti i Lanës te ‘Pallati me Shigjeta’, Veliaj: Do e përfundojmë zgjatimin deri në Kashar,  s’jemi tërhequr, por thjesht vonuar

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi reshjet e dendura dhe të rrëmbyeshme të shiut që përfshinë para dy ditësh Tiranën. Gjatë takimit informues me socialistët e Njësisë 4, për procesin zgjedhor të drejtuesve të rinj në Partinë Socialiste, Veliaj tha se falë investimeve të bëra te Bregu i Lumit, i cili deri pak vite më parë përmbyste 4 njësi, nuk doli nga shtrati dhe nuk solli asnjë problem.

Ai theksoi se e vetmja pikë problematike mbetet pjesa te “Pallati me Shigjeta”, çka tregon edhe njëherë domosdoshmërinë për ta përfunduar sa më shpejt projektin për zgjatimin e lumit të Lanës deri në Kashar.

“Patëm një javë shirash në Tiranë, por nuk e pashë në asnjë lajm Bregun e Lumit. E patë ju në lajme Bregun e Lumit? Ndërkohë, para ca vitesh mjaftonte një vesë shiu dhe Bregu i Lumit ishte tema kryesore e edicioneve, hapeshin lajmet me xhirime nga Bregu i Lumit. Sa mirë që sot, e vetmja ‘hinkë’ është ajo te “Pallati me Shigjeta”, për t’i treguar Ilir Metës dhe kujtdo tjetër, që ka penguar deri tani projektin, se na ka ngelur të bëjmë edhe pjesën te “Pallati me Shigjeta”, duke e zgjatur deri në Kashar, siç bëmë nga Materniteti i Ri deri në Shkozë. Ku kemi vënë dorë, gjërat janë bërë më mirë. Ku jemi penguar, thjesht jemi vonuar, por nuk jemi tërhequr”, tha kryebashkiaku i Tiranës. 

Veliaj, i cili është edhe drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, deklaroi se socialistët kanë treguar se kur janë të vendosur, fitorja është e arritshme. Ai solli në vëmendje shumë prej projekteve në Tiranë që janë penguar, fillimisht nga opozita, që më pas kanë rezultuar histori suksesi.

“Ne duhet të provojmë gjithmonë se ata do ta humbin bastin kundër nesh sa herë PS-ja është e organizuar, e disiplinuar, e hapur dhe e fokusuar tek fitorja. Ne kemi fituar edhe në zona si Bregu i Lumit, ku ishin fillimisht organizatorët e protestave, sepse partia thoshte mos e prek këtë, mos e prek atë. Po nëse nuk do ta kishim prekur ne Liqenin e Tiranës, a do të ishte bërë ajo bukuri? Po mos ta kishim prekur ne Kopshtin Zoologjik, a do ishte bërë ajo mrekulli? Po të mos e kishim prekur rrethrrotullimin që quhej sheshi “Skënderbej”, a do ishte bërë ai shesh? Po mos ta kishim prekur ne Pazarin, a do ishte bërë ai Pazar? Po mos ta kishim prekur Kalanë, a do ishte bërë Kalaja? Po të mos kishim prekur Bregun e Lumit, a do ishim sot këtu me këpucë të thata? Do vinim të gjithë me baltë nga Bregu i Lumit sepse vinte uji deri në Allias. Për të gjitha këto arsye, ku kemi vënë dorë, ka qenë për t’i bërë gjërat më mirë”, tha ai.

Veliaj siguroi banorët e Njësisë 4, se puna për Unazën e Tiranës do të vijojë, ç’ka do të sjellë përfitime të mëdha për gjithë komunitetin e kësaj njësie, por edhe të banorëve të Kamzës.

“Ne do ta bëjmë Unazën dhe për të gjithë ata që preken, do të duhet t’u themi se ky investim i ndihmon të gjithë, i jep vlerë edhe anës tonë të lumit, edhe anës së tyre të lumit. Që Tufina të lidhet me Farkën e Madhe dhe krejt papritur, e gjithë Tirana ka një Unazë ku shkarkohet trafiku. Fakti është se ne kemi fituar në zona ku kemi pasur më shumë ndërhyrje, si te Bregu Lumit, Bulevardi i Ri, te “5 Maji”, ku dolëm faqebardhë”, deklaroi ai.

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës ka nisur një tur takimesh informuese, së bashku me deputetët e njësive të Tiranës, për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj në të gjitha strukturat e qarkut.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bxxfaga: 11/06/2022 13:05

    Hajde vemje hajde.

    Përgjigju
  • Drini: 11/06/2022 12:17

    Ke ngushtuar seksionin e Lanes me urat qe ke bere, por nuk e kupton dot kete se nuk eshte pune per ty o Erion Instlacioni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!