Qytetarët e Korçës do të kenë mundësi që të përdorin biçikleta të vëna në dy stacione në qytetet vetëm duke dhuruar një libër. Projekti është vënë në zbatim në bazë të idesë së studentes së arkitekturës Megi Hasani, e cila ishte fituesja e konkursit "Ëndërra ime".
Ky projekt është financuar nga qeveria, ku të pranishëm në inaugurim ishin kryeministri Edi Rama, zv/kryeministri Niko Peleshi, kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, si dhe të rinj e qytetarë korçarë.
Deri tani janë vendosur dy stacione me 10 biçikleta, njeri në qendër dhe tjetri në hyrje të Parkut Rinia, i cili prej qershorit të këtij viti është restauruar dhe përveç ambienteve shplodhëse ka edhe një korsi të dedikuar për biçikletat.
Studentja Megi Hasani shpjegoi se jetësimi i projektit, jo vetëm synon të nxisë sa më shumë përdorimin e biçikletave dhe ruajtjen e mjedisit nga ndotjet, por edhe rrisë interesin e të rinjve drejt librit. “Krahas lëvizjes me biçikletë, duam të krijojmë edhe një bibliotekë të vogël nga korçarët, për korçarët”, u shpreh ajo.
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, theksoi se idetë inovative duhet të jenë pjesë e pandarë e të rinjve dhe vullneti për t'i vënë ato në jetë do të jenë garanci për suksesin e tyre.
“Inisiativa e kryeministrit ka dhënë rezultatin që ne prisnim. Pra mesazhin që edhe kur burimet financiare janë të pamjaftueshme, me kreativitet dhe dashuri siç është rasti i Megit mund të bëhen gjëra të bukura, mund t'i shtohen atraksione këtij qyteti siç është Korça. Inkurajojmë të gjithë të rinjtë e tjerë që përpara se të ankohen për mungesë fondesh, të vrasin pak më shumë mendjen, të gjejnë ide inovative dhe kreative edhe për të ndërtuar sukses në karrierën e tyre, por edhe për ti dhënë shoqërisë, produkte si ky”, tha zv/kryeministri.
Gjithashtu sot u lancua për here te pare një broshure "Korça me Biçikletë" e cila përfshin një itenerar guide ne gjithë rajonin. Një ide kjo e inicuar nga te rinjtë e Njësisë Kreative pranë bashkisë se Korçës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO