TIRANE- Komisioni i Ligjeve ka ratifikuar një marrëveshje huaje prej 25 milionë dollarësh të dhëna nga Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e projektit të ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafë Plloçë.
 
Në ditët në vijim priten procedurat për fillimin e tenderit.
 
Kjo rrugë shkurton distancën mes Kryeqytetit dhe Korçës, Bilishtit e Kolonjës.
 
Fillimi i punimeve të rrugës ishte inauguruar në qershor të 2009 nga ish kryeministri Sali Berisha, me një financim prej 7 miliardë lekësh, projekt i cili nuk u përfundua. Segmenti i rrugës Qukës-Qafë Plloçë, njihet dhe si pjesë e rrugës së lashtë “Egnatia”.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)