“Menduam që pse jo? Njëkohësisht gjenerojmë edhe të ardhura vemi në punë edhe kapacitetet, hapim vende të reja pune për të rinj që ishin të interesuar, të vazhdonim edhe misionin tonë për të ofruar gjithmonë zgjidhje praktike e teorike për mbrojtjen e mjedisit.”, tha Besjana Sevo.
Krahas turistëve, projekti ka sjellë edhe të interesuar të tjerë.
“Është shtuar edhe interesi i operatorëv turistik sepse duan të bashkëpunojnë dhe të kemi edhe produktin final të përkthehet edhe në biznesin e tyre"- tha Besjana Sevo
Erald Xeka, është një nga të rinjtë e trajnuar si udhërrëfyes të vëzhgimit të zogjve dhe botës së egër.
“Erdhën mundësitë që tanimë të kem një punë “full time” në organizatë, merrem me koordinime projektesh me guidat. Tani me anë të guidave kam mësuar sesi këtë kënaqësi time personale ta përçojë tek të tjerët. Tani është një kënaqësi dyfishe do të thoja”-tha Eraldi.
Vetëm gjatë vitit të parë u organizuan 6 ture vëzhgimi në rajonin e Shkodrës, të cilët tërhoqën mbi 100 turistë vendas dhe të huaj.
“Është një kënaqësi në vete të prezantosh Shqipërinë në një mënyrë tjetër jo në atë klasiken, por ta prezantosh me anë të shpendëve është një gjë të jep shumë satisfaksion”-përfundon koordinatori Erald Xeka.
Me mbështetjen e projektit Risi Albania nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, AOS zhvilloi për herë të parë produktin “Turizmi i Kundrimit të Natyrës” për të apasionuarit pas natyrës në rajonin e Shkodrës. Ky projekt do të zhvilohet edhe në 12 rajonet dhe zonat e mbrojtura të vendit.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO











