Projekti për mbikëqyrjen e fondeve të investimeve, BB vlerëson rezultatet e arritura nga AMF

Projekti për mbikëqyrjen e fondeve të investimeve, BB vlerëson rezultatet e arritura nga AMF

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përfundoi zbatimin e projektit “Huaja për Politikat e Zhvillimit të Sektorit Financiar” të mbështetur nga Banka Botërore. AMF ishte përfituese në kolonën e tretë të këtij projekti “Forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimeve”. Raporti i ekipit të Bankës Botërore vlerëson se AMF i ka realizuar gjithë treguesit e performancës së projektit dhe i vlerëson ato në mënyrë të kënaqshme.

Sipaz zyrës së shtypit, përfshirja e AMF-së në këtë projekt solli, si përmirësime të kuadrit ligjor rregullues, për t’ju përshtatur zhvillimeve të vrullshme në tregun e kapitalit në vend, ashtu edhe forcimin e rolit mbikëqyrës të Autoritetit. Në kuadër të projektit, u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimi i legjislacionin përkatës. Bordi i AMF-së miratoi rregulloren “Për administrimin e riskut të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive” si edhe rregulloren “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimit”. Në shkurt 2018 rregullorja e likuiditetit, e miratuar më herët, u plotësua me të tjera kritere duke rritur limitin e aseteve likuide që duhet të mbajnë fondet e investimeve për t’ju përgjigjur kërkesave të mundshme të investitorëve.

Eksperienca e fituar në zbatimin e projektit dhe masat e ndërmarra për minimumin e likuiditetit të kërkuar nga fondet e investimeve, rritën më shumë mbrojtjen e investitorëve, duke fuqizuar rolin mbikëqyrës të Autoritetit. Mbrojtja e konsumatorit dhe investitorit në sektorin financiar jobankar, është vendosur nga AMF, si një ndër prioritetet dhe objektivat e rëndësishme të punës në vazhdimësi.

Raporti i ekipit të Bankës Botërore, për kolonën e tretë ku përfshihej AMF, nënvizon se të gjithë indikatorët kryesorë të performacës u arritën. Ai i vlerëson të kënaqshme rezultatet e arritura në këtë projekt, duke theksuar edhe përkushtimin e lartë për të arritur përmirësime të qëndrueshme në stabilitetin financiar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë

Cilat janë përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i çokollatës së zezë