Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamjet nga projekti për qendrën e vizitorëve të Butrintit, i cili është ideuar nga arkitekti japonez Kengo Kuma.

Rama shkruan se ky projekt po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës.

Ndërsa po ashtu, kryeministri shkruan se ky projekt po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore

Postimi i Ramës në Facebook:

Një projekt i shkëlqyer për qendrën e vizitorëve të Butrintit, nga mjeshtri i madh japonez Kengo Kuma, nën kujdesin e Fondit Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit që po e transformon menaxhimin e Parkut Arkeologjik nga një problem në një shembull rrezatues për të gjitha institucionet e kulturës, si edhe po ve në jetë hap pas hapi një plan strategjik promovimi global të këtij xhevahiri të Trashëgimisë sonë Kulturore