PDF/ Projektligji, bizneset që prodhojnë mbetje nga aktiviteti i tyre, prej 1 janarit 2025 do të paguajnë taksë! Rastet e gjobave deri në 2 mln lekë

PDF/ Projektligji, bizneset që prodhojnë mbetje nga aktiviteti i tyre, prej 1 janarit 2025 do të paguajnë taksë! Rastet e gjobave deri në 2 mln lekë

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit po ndërmerr nisma të tjera ligjore për trajtimin e mbetjeve, ku së fundmi është propozuar që një kategori biznesesh të mbajnë përgjegjësi për mbetjet që prodhohen nga aktiviteti i tyre. 

Në një projektligj të hedhur në konsultim publik nga Ministria e Turizmit për Zbatimin e Përgjegjësive të Zgjeruara të Prodhuesit, thuhet se: “Ky ligj ka si qëllim ngritjen dhe funksionimin e skemës për Përgjegjësitë e Zgjeruara të Prodhuesit (në vijim “PZP”), në mënyrë që çdo person fizik ose juridik që zhvillon, prodhon, përpunon, trajton, shet ose importon mbi baza profesionale, produkte që gjenerojnë mbetje pas përdorimit, të mbajë përgjegjësitë e zgjeruara të prodhuesit”. 

Kjo kategori sipas projektligjit, prej vitit 2025 do të paguaj një kosto për trajtimin e mbetjeve, që do të përcaktohet në varësi të mbetjeve që prodhon. Ky do të jetë një detyrim ligjor dhe nëse nuk zbatohet do të ketë edhe gjoba.

“Ky ligj zbatohet për të gjithë prodhuesit që zhvillojnë në Republikën e Shqipërisë aktivitete ekonomike që lidhen me qëllimin e ligjit, nën skemën e PZP dhe hedhin në treg produkte, përdorimi i të cilave krijon mbetje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për rrymat specifike të mbetjeve. Dispozitat e këtij ligji zbatohen për këto rryma specifike mbetjesh, sipas parashikimeve të ligjit nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij:
a) ambalazhet dhe mbetjet e tyre;
b) bateritë dhe akumulatorët;
c) automjetet në fund të jetës;
ç) mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike”, thuhet në projektligj.

Sipas projektligjit të ardhurat që do të mblidhen nga kjo taksë do ti kalojnë buxhetit të shtetit si dhe do të përdoren edhe për ekonominë.

“Të ardhurat që krijohen nga pagesa e taksës së produktit konsiderohen të ardhura dytësorë që 70% kalojnë në buxhetin e shtetit dhe 30% kalojnë në fondin special të ekonomisë qarkulluese, për t’u përdorur për përmbushjen e kërkesave të këtij ligji”, vijon më tej drafti i siguruar nga Shqiptarja.com.

Në rast se nuk do të zbatohet ligji parashikohen gjoba nga 200 mijë në 2 milionë lekë të reja               

Në nenin 30 parashikohet të dënohen me gjobë shkeljet e mëposhtme:

a) mospërmbushja e detyrimit të prodhuesit të produkteve PZP lidhur me mbulimin e kostove për ngritjen dhe funksionimin e skemës PZP, sipas parashikimeve të nenit 11 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë;

b) mosparaqitja e vetëdeklarimit ose e vërtetimit të SHPZP për vërtetimin e përmbushjes së detyrimeve, sipas parashikimeve të nenit 13 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 200 000 lekë deri në 500 000 lekë;

c) mospagimi i taksës së produktit dhe tarifës për autorizimin e SHPZP dënohet me gjobë nga 500 00 deri në 2 000 000 lekë;

ç) mospërmbushja e detyrimit për raportimin periodik dhe vjetor nga ana e prodhuesve PZP dhe SHPZP, dënohet me gjobë 200 000 lekë;

d) dhënia e informacionit të pasaktë nga ana e prodhuesve PZP dhe SHPZP, dënohet me gjobë nga 100 000 deri në 300 000 lekë;

dh) mospërmbushja e detyrimeve për informimin e konsumatorëve, sipas parashikimeve të nenit 15 dhe 18 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 200 000 deri në 500 000 lekë;

e) hedhja në treg dhe tregtimi i produkteve që nuk plotësojnë kërkesat e këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë;

3. Gjoba paguhet brenda një̈ periudhe prej 10 ditësh kalendarike nga njoftimi i saj, përveçse kur vendimi për vënien e saj është̈ pezulluar sipas legjislacionit në fuqi.

4. Të ardhurat e mbledhura nga gjobat derdhen 100 për qind në buxhetin e shtetit.

 

 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës