TIRANE- Kodi i ri i Punës përcakton qartë mënyrën se si do të jetë marrëdhënia mes punëmarrësve dhe punëdhënësve. Sipas Kodit “me kohëzgjatje të punës kuptohet koha gjatë së cilës punëmarrësi është në dispozicion të punëdhënësit, përfshirë edhe kohën gjatë së cilës kryen formimin ose riformimin profesional, të urdhëruar nga punëdhënësi. Nuk përfshihet në kohën e punës koha e pushimit, gjatë së cilës punëmarrësi nuk është në dispozicion të punëdhënësit”.

“Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund të urdhërojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit”,  - përcaktojnë ndryshimet në Kod. Gjithashtu parashikohet se punëmarrësit me kohë të pjesshme gëzojnë të njëjtat të drejta si punëmarrësit me kohë të plotë që kryejnë të njëjtën punë.