TIRANE- Zbardhet projektligji për ndryshimet në Kodin e Punës. Janë 90 nene që sipas Ministrisë së Mirëqenies Sociale do të rregullojnë marrëdhëniet mes punëdhënsve dhe punëmarrësve dhe mbi të gjitha do të përcaktojnë qartë mënyrat se si do të zgjidhet konrata e punës. “Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon të zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë, me shkrim, punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të.

Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësinë për t’u shprehur.  Zgjidhja njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit.  Punëdhënësi, i cili nuk respekton procedurën e përcaktuar, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim të barabartë me pagën e dy muajve, që i shtohet dëmshpërblimeve të tjera të mundshme.