4 vjet burg për neglizhencë mjekësore! Bluzat e bardha kundër: Të ketë gjobë

Gabimi mjekësor, do të gjykohet si një çështje administrative. Ky ndryshim është bërë pjesë e Kodit Penal, duke bërë kështu një ndarje të konceptit gabim mjekësor me neglizhencën. Në komisionin e Shëndetësisë të zhvilluar ditën e sotme,  deputetja e PS-së Klodiana Spahiu u shpreh se neglizhencë mjekësore do të quajmë çdo gabim mjekësor të pajustifikuar dhe çdo veprim i tillë do të dënohet me gjobë ose deri në 2 vite burg. Në raste kur kemi humbje jetë, dënimi do jetë deri në 4 vite.

“Neglizhenca në trajtimin mjekësor it ë sëmurëve, nga ana e profesionistëve shëndetësorë, ose personelit ndihmës kur ka rrezikuar jetën e personit, ose ka shkaktuar gjykim të përhershëm do dënohet me gjobë, ose me burgim deri në dy vjet. Kuptohet neglizhenca kur ne kemi bërë mjekim të pajustifikuar, kur është dështim mjekësor, dhe kur kemi fatkeqësi mjekësore”, tha Spahiu.  

Në seancën dëgjimore mjekët kërkuan që dënimet penale të shfuqizoheshin. Ata propozuan që dënimi për neglizhencën mjekësore fillimisht të jetë me gjobë dhe mos ketë arrestim të menjëhershëm të mjekëve, gjithashtu kërkuan një përcaktim më të qartë të termit "neglizhencë".

“Është e domosdoshme të përcaktohet se çfarë është neglizhenca mjekësore. Kemi kërkuar që neglizhenca mjekësore kur dënohet të fillojë nga gjoba deri te burgimi. Nuk ka pse të jetë direkt burg", Arben Gjata, Rektor i fakultetit të mjekësisë. 

“Të rezervohen masa të ndryshme, që nga gjoba, që nga heqja e licencës e kështu me radhe. Jo gjithçka të zgjidhet me burg. Në gjithë botën, e dimë që analizohet gabimi për tu mos përsëritur, jo ti biem në kokë”, Arben Gjata, Rektor i fakultetit të mjekësisë.

Deri më sot mjekimi i pakujdesshëm e dënonte mjekun deri në 5 vite burg. Gjithashtu ndryshime në projektligj u bënë edhe për shkaktimin e të sëmurëve me infeksionin HIV/AIDS, pasi u propozua që të ketë dënime me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun