TIRANË- Pas gati 4 orësh debate, Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e sotme projektligjin për ‘Bashkëqeverisjen’, konkretisht me 13 vota pro dhe 6 kundër. Mbledhja e sotme ka përplasur nënkryetarin e Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj me relatoren e komisionit, Klotilda Bushka.
Sipas Alibeajt, Agjencia për Bashkëqeverisjen ka për qëllim grumbullimin e të dhënave personale të qytetarëve dhe vlerësimin se cilit krah politik i përkasin ata. Deputeti i demokratëve nuk ka la asnjë nen pa ironizuar, teksa kërkoi shfuqizimin e të gjitha neneve, por pa rezultat.
“Nuk po pretendojmë që më fjalën tonë të ndryshojmë qëndrimin tuaj. Ju nuk po u jepni të drejtën që të njohin lidhjen e tyre ligjin e bashkëqeverisjes. Por ne duhet të diskutojmë për nëntin, për teknikën legjislative. Ju po të doni i merrni i përmirësoni, nuk mund të na mohoni të drejtën për të folur. Për çdo nen na jepni të drejtën për të folur. Fusha e zbatimit thoni ju e zbatohet nga administrata shtetërore. Po bëni absurd logjik, por thoni ligji do zbatohet tregon jo seriozitet dhe tregon se me këtë ligj s’keni ndërmend asgjë më shumë se vetëm propagandë. Projektkligji për bashkëqeverisjen ka çudira. Më e rëndë është koordinator, na qenkan një punonjës i agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje i cili ushtron detyrën pranë një institucioni tjetër. Pra qenka i dypunësuar. Rrogën e marrin tek Rama dhe punën tek institucionet e tjera. Si mundet që në një ligj i thjeshtë që po e miratoni me vrap, po hidhi pas një ngrehinë të tërë legjislacionesh. Me një palo ligj. 5 nga 6 pikat e projektligjit kanë probleme. Pika 4. ‘Çështje’ fillon fjalia, përfshin të gjitha rastet që vijnë në seksionet e platformës. Fillon me njëjës përfundon me shumës. Cila mësuese gjuhe e fillores ia paska dhënë notën këtij që ka shkruar ligjin. E fundit, kjo është perlë. Interpelancë, takimi i zhvilluar mes qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave përmes platformës “Shqipëria që duam”. Po i jepni të drejta qytetarëve?! Po ty nuk të vjen kryeministri në Parlament do shkoka të qytetarët. Pse nuk shkoni ju zonja ministre te ata banorët që u janë prishur shtëpitë. Kjo është tallje e madhe, me projektligjin, me gjuhën shqipe, jeni nga fillimi në fund për propagandë”, tha Alibeaj.
Ndërkohë, Bushka i tërhoqi vëmendjen Alibeajt duke i thënë se po shtrembëron ligjin.
"Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë. (...) Nuk mund të merrni rolin e gjykatës, as të Gjykatës Kushtetuese dhe të shtrembëroni atë që thotë ligji. Unë jam relatorë dhe komentet kanë të bëjnë me ato se çfarë ju shtrembëroni në ato që paraqitet në projektligj. Projektligji nuk dyzohet në kodin e procedurave administrative. Terminologjia në ligj është e rregullt”, u shpreh Bushka.
Orët e gjata të devateve u reflektuan edhe në fund të mbledhjes, kur relatorja e komisionit, Klotilda Bushka ngatërroi nenet dhe menjëherë u kërkoi ndjesë anëtarëve duke theksuar se nuk mund të shohë më nga sytë.
Agjencia për Bashkëqeverisjen është bërë sërish shkak për debat mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeaj dhe relatores së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Alibeaj: I keni dhënë kësaj agjencie të drejta kompetenca, që do bëni edhe vetë kryeministrin xheloz, se nuk e ka lexuar edhe këta e kanë shkarë. Edhe të drejtën për iniciativë ligjore e merr kjo agjencia.
Bushka: Këtu e keni gabim!
Alibeaj: Mos më ndërhy të lutem. Të mbaroj fjalën pastaj vazhdoni ju!
Bushka: Jo, jam relatore. S’mund të shtrembëroni thelbin e nismës, përqendrohuni tek neni, jo si mendoni ju se do bëhet.
Alibeaj: Se çfarë flas unë e gjykojnë ata atje. Unë po flas duke cituar dispozitat.
Bushka: Ju po interpretoni
Alibeaj: Mbani vesh dhe mësoni çfarë do të thotë interpretim.
Alibeaj: Mund ta prish këtë mbledhje! Deri tani ishe mirë.
Bushka: Kujdes gjuhën ju lutem se unë ju ndërpres fjalën dhe kaloj në votim.
Alibeaj: Pse çfarë do bëni ju!
Bushka: Ju fjalimet tuaj të retorikës i bëni ku të doni! Mua kërcënime mos më bëni. Flisni siç ju takon. Me mua kujdes atë gjuhën bëjeni në partinë tuaj jo mua.
Alibeaj: Mos ndërhy tek e drejta ime për të folur. Unë do flas sipas rregullave dhe po flas për ligjin. Nuk ju vjen mbarë, ju vjen hidhur është tjetër gjë.
Halebej te mund te ndryshoje gjuhen e stilin? Ska si te ndodhe,ku e gjeti edukaten ai? Nuk mund te beje pjese ne Partine e Derrave po te sillet ndryshe.
Përgjigju