Prokurorët dhe gjyqtarët që janë dorëhequr për shkak të procesit të Vettingut, apo që skualifikohen gjatë këtij procesi, nuk do të pranohen nga sistemi i ri i drejtësisë të jenë pjesë e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Kjo u konfirmua nga vetë kreu i kësaj dhome, Maks Haxhia gjatë shqyrtimit të projektligjit të ri të avokatisë në Komisionin e Ligjeve.
Lind pyetja, këta që digjen nga Vettingu, a do të bëhen avokatë? Se ata juristë janë. Jo, ne kemi vënë pengesë. Nuk duam ta kthejmë avokatinë në strehën e të korruptuarve, apo të të larguarve nga Vettingu.
Maks Haxhia Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë
Kjo u mbështet dhe u përshëndet edhe nga deputetë socialistë dhe kreu i Komisionit të Ligjeve.
“T'u qëndrojmë fort këtyre neneve bllokuese”.
Bashkim Fino, deputet i PS
Nuk mund të fusim nga penxherja ata që largojmë nga Vettingu. Nuk mund t’i pastrojmë në një anë dhe nga ana tjetër t’i sjellim sërisht në sallën e gjyqit.
Ulsi Manja, kreu i komisionit të Ligjeve
Ministrja e Drejtësisë tha se ligji i ri duhet t’u japë fund avokatëve të korruptuar.
“Duhet t'u japim fund avokatëve që zvarrisin gjyqet, dhe atyre që janë të korruptuar”.
Etilda Gjoni Ministre e Drejtësisë
Ministrja kërkoi që Komisioni i Ligjeve, përmes ligjit të ri të japë më shumë kontroll shtetëror mbi Dhomën e Avokatisë.
Komente









Jo rrugëve por në Burg të gjithë ata që kan bër krime !!!
PërgjigjuPo ky ulesiu e ka bere vetingun si prokuror qe ka punuar?
PërgjigjuBejeni vetingun dhe ne Universitetin e Tiranes. Shiheni ku perfundojne Dhori Kule&Co
PërgjigjuJo ore !?????? Po ky Maks Haxhia e kalon vettingun thua !!?!?!? Mos pranoni asnje gjyqtar apo prokuror te shkarkuar nga vettingu, te si avokat, mire do beni. Por bejuni vettingun edhe avokateve, te jene kushtet e barabarta per te gjithe, aty do shikoni cudira pastaj.
Përgjigju