Projektvendimi i Ministrisë së Kulturës për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës, bashkia: Duhet informacion shtesë

Projektvendimi i Ministrisë së Kulturës për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës, bashkia: Duhet informacion shtesë

Ministria e Kulturës ka inicuar hartimin e një projektvendimi për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj, ndërkohë që për këtë është informuar edhe bashkia e Shkodrës. Kjo e fundit ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me këtë projektvendim, duke deklaruar se informacioni është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik.

"Përmes komunikimit zyrtar, Ministria e Kulturës ka informuar Bashkinë Shkodër se ka inicuar hartimin projektvendimit për ndryshimin e Qendrës Historike të Shkodrës dhe Zonës së Mbrojtur të saj.

Në projektvendimin e dërguar për konsultim Bashkisë Shkodër, Ministria e Kulturës shprehet që ky vendim, citojmë relacionin e Ministrisë, “ka për qëllim zonifikimin e ri, së bashku me planin për mbrojtjen dhe administrimin e Qendrës Historike, duke e cilësuar një hap cilësor për ruajtjen e vlerave historiko- kulturore, mbrojtjen dhe restaurimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të qytetit të Shkodrës”.

Në përgjigje të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër, ka kërkuar dokumentacion shtesë në lidhje me projektvendimin, duke argumentuar kërkesën se ky informacion është primar dhe i domosdoshëm për vlerësimin teknik. Kemi kërkuar të na vihet në dispozicion dhe të bëhet Publike:

• Kush ka marrë insitivën dhe parashtrimet në këtë iniciativë, qoftë kjo nga insittucionet Publike, private apo individë.
• Materialin hartografik dixhital që reflekton ndryshimet përkatëse të propozuara, pasi në hartën e fotokopjuar me shënimet me laps, e bën të pa mundur vlerësimin.
• Verifikimin e interesit kulturor të pasurisë apo pasurive që propozohen të shtohen/hiqen nga Zona Historike apo Zona e Mbrojtur, për secilën pasuri/grup pasurish, verifikim ky që duhet të jetë konfirmuar nga specialistet dhe titullari i institucionit të specializuar që ka bërë këtë vlerësim.

Ky informacion, ashtu sikurse procedura ligjore përcakton, është i domosdoshëm në fazën e konsultimit për dhënie të mendimit.

Në momentin që ky dokumentacion do të vihet në dispozicion, Bashkia Shkodër do ta bëjë publik, për një konsultim dhe diskutim gjithpërfshirës dhe me transparencë, në shërbim të interesit publik të qytetit dhe banorëve të saj,"-shkruan bashkia Shkodër në 'facebook'.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 20/05/2020 14:15

    Ne vend qe te bashkepunoj me Ministrine e kultures per te zbatuar projektin per zbukurimin e zones historike Voltana vazhdon me ba politike .Ti vazhdo tu sabotu punet e mira dhe mos ju ndaj politikes.Po cfaj kane shkodranet qe keto pune te mira ndihmojne vet popullin ?

    Përgjigju
  • Shkodrani: 20/05/2020 13:03

    Ik moj shkarravin se nuk ke ly nji fasad,nuk ke mbyll nji grop,nuk ke ba nji investim ne qytet po vetem rrug e kanale fshatrash e tani po don dhe informacione shtes.Ti nuk je kryetare,te ka mbaru mandati.prandaj falendero ministrin qe ka harxhu koh me te njoftu.Shpresojm qe qeveria te bej dicka meqe zona e qendres eshte me vlera historike dhe te investoj se per ty Dhkodra esht shkaterru tash 5 vite qe vetem ben pazare e nuk ke ber edhe nje investim te vetem qe te kujtohet si investimi i Voltans.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton