Prokurorët dhe gjyqtarët, Kushti i PD:
ILDKP jo hetim të plotë për pasuritë

Prokurorët dhe gjyqtarët, Kushti i PD:<br />ILDKP jo hetim të plotë për pasuritë
Ka një arsye të fortë se pse Partia Demokratike u nxitua për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Vettingut, disa ditë para se të hynte në fuqi. E gjithë kërkesa prej 50 faqesh e opozitës shqiptare reflekton një shqetësim kryesor: Pasojat e hetimit të pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Modalitetet e hetimit të pasurive të njerëzve të drejtësisë është edhe thelbi i konfliktit të opozitës me Perëndimin.

PD jep gjithashtu alarmin dhe paralajmëron edhe vetë Gjykatën Kushtetuese për grackën e Vetingut, me anë të hetimit të pasurive. Në këtë kuadër, opozita shqiptare ka një kusht, që Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive të mos kryejë hetim të plotë ndaj pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Duket qartë se opozita i trembet hetimit të pasurisë, proces i cili mund të nxjerrë shumë prokurorë dhe gjyqtarë jashtë sistemit.

“Detyra e ILDKPKI nuk është që të zhvillojë një procedurë të plotë kontrolli në përputhje me ligjin për rivlerësimin, ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, detyrimeve financiare të personave të zgjedhur dhe nëpunësve të caktuar publikë”, ligjin “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” dhe Kodin e Procedurave Administrative”, thotë PD.

Sipas opozitës, detyra e ILDKPKI sipas Kushtetutës është vetëm kontrolli i deklaratës, për të konstatuar prima facia vetëm nëse nga raporti i të ardhurave dhe pasurive të deklaruara, pasuria justifikohet ose jo ligjërisht, apo nëse deklarata është plotësuar saktë dhe në mënyrë të plotë.

Ndërkohë që hetimi administrativ mbi kontrollin e plotë të pasurisë, dhe mbi të gjitha, mbledhja e provave në kuadër të këtij kontrolli, është kompetencë e KPK, dhe jo e ILDKPKI”, shprehet PD në kërkesën e saj.

Pretendimi tjetër
Partia Demokratike ka ngritur edhe një pretendim tjetër për të delegjitimuar ILDKP në hetimin e pasurisë së prokurorëve dhe gjyqtarëve. “ILDKPKI nuk preket nga reforma, dhe do të ketë të njëjtën mënyrë organizimi dhe funksionimi si edhe sot, çka ngre seriozisht shqetësimit se do të vijojë të përforcojë në të njëjtën mënyrë. ILDKPKI do të vijojë të ketë të njëjtën varësi politike siç edhe sot, dhe madje zyrtarët e saj nuk parashikohet t’i nënshtrohen ndonjë procedure vlerësimi të integritetit të tyre profesional apo moral”, thotë PD.

Dyshimi
Opozita ka shprehur një dyshime për ILDKP. “ILDKPKI mund të deformojë rezultatin e verifikimit, mund të prishë prova apo të fshehë prova, mund të tregojë “zell të tepruar”, deri në abuzim, për një kategori të caktuar gjyqtarësh dhe prokurorësh, dhe mund të luaj rolin e “të verbrit” për një kategori tjetër. E gjithë kjo veprimtari në fazën e kontrollit paraprak, do të sillte dëme të pariparueshme edhe në rezultatin dhe vendimmarrjen e organeve të Vetingut, duke deformuar edhe politikisht këtë proces. Ky rrezik shtohet po të mbahet në konsideratë fakti se barra e provës në këtë rast është e përmbysur. Sipas pikës 5 të nenit Ç të Aneksit të Kushtetutës, barrën e provës në këtë proces e ka subjekti i rivlerësuar dhe për pasojë një deformim apo konkluzion i gabuar në fazën e parë të procesit, mund të sjell dëme të pariparueshme për procesin dhe interesat e subjektit”, thekson PD.
 
Pasuria e anëtarëve të Kushtetueses që do të hetohet nga ILDKP dhe ekspertët e FBI
  
Fatmir Hoxha, anëtar i Kushtetueses
Bashkëpronar me 50 %, me bashkëshorten Rudina Hoxha i një banesë në Shkodër, sip. 65 m2, shitur me vlerë 3 400 000 lekë.
 Detyrim prekje overdrafti, 404,304 lekë Detyrim ndaj subjektit Gener 2, për blerje. banese, 37 mijë euro.
Detyrim huaje 9 900 euro, ndaj shtetasit Ardian Guri.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si inspektore pranë Komisionerit Kundër Diskriminimit, 716,369 lekë.
Kredi me afat 22 vjet, detyrimi, 4,449,057 lekë.
Kredi bankare, 250 000 lekë.
Rudina Hoxha, bashkëshortja, kontratë depozite “fëmija im”, 200 000 lekë.
Detyrim prekje overdrafti, 50 000 lekë.
 
Sokol Berberi, anëtar i Kushtetueses
Sipërfaqe trualli 512 metra 2 dhe godinë banimi 218 m 2, trashëguar nga babai.
Të ardhura nga lëshimi me qera i apartamentit, 304,000 lekë.
Kredi 40 mijë euro, për blerje apartamenti me sipërfaqe 102 metra katror, ma afat 20 vjeçar.
Kredi për arredim 20 mijë euro.
Kredi nga Fondacioni Besa në shumën, 600,000 lekë.
Paga si përgjegjëse e arkivit në Kuvendin e Shqipërisë, 859, 969 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura si pedagog i Jashtëm në Universitetin Evropian të Tiranës, 3 mijë euro.
Të ardhura nga dy programe trajnimi me avokatët në Shkodër dhe Korçë, 51.000 lekë.
Të ardhura nga kontrata si ekspert për trajnimin e juristëve në administratë, 152,000 lekë.
Të ardhura nga shitja e dy librave, Teknika Legjislative dhe Arsyetimi Ligjor, 81,600 lekë.
Vajza, Silvia Berberi, sponsorizim nga prindërit për akomodimin dhe jetesën në Utrecht Universitet, 5 mijë euro.
Paga pranë kompanisë Atradius, 1,200 euro.
Bursë nga Universiteti Utrecht Holandë.
Rudina Shiroka, bashkëshortja.
Pagesa për përkthimet në revistën e Shkollës së Magjistraturës për Ministrinë e Drejtësisë, 50,000 lekë.
Kredi personale, 600,000 lekë.
Marrje borxhi, 450,000 lekë.
 
Vitore Tusha, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Shkolla e Lartë Luarasi, 178,666 lekë.
Trajnime në Shkollën e Magjistraturës, 93,100 lekë.
Detyrim në shumën 25 mijë euro.
Pashk Tusha, bashkëshorti, llogari bankare, 35,451 lekë.
Llogari bankare, 142 lekë.
Pagesë kalimtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 441,297 lekë.
Pagesë në shkurt 2015 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, 30,369 lekë.
Elira Tusha, vajza, të ardhura nga aktiviteti privat, noteri, 2,088,017 lekë.
Renisa Tusha, vajza, kartë krediti, 1,874 lekë.
Të ardhura nga paga, Milano Itali, 14,285 euro.

Pasuria 2014
Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 1 543 lekë.
Gjendja në llogarinë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 69 euro.
Gjendja në llogarinë një bankë të nivelit të dytë, 9 751 lekë.
Detyrim në shumën 25 000 euro.
E bija, Renisa Tusha, gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, 183 euro.
E bija, Elira Tusha, pakësim i gjendjes së llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, - 31 700, Overdraft.
 
Altina Xhoxhaj, anëtare e Kushtetueses, pasuria 2015
Të ardhura nga kontrata e qerasë së apartamentit, 4 200 euro.
Llogari rrjedhëse plus depozitë dhe kartë krediti, 9 mijë USD.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 79,687.
Bashkëjetuesi, të ardhura nga 2 paga, nga ISSH dhe si sekretar i Përgjithshëm i Presidentit, Arben Idrizi, 567,000 lekë.
Bashkëjetuesi, të ardhura si këshilltar i Misionit të Shqipërisë në OKB, 5,379 USD.
Llogari kursimi, 2 mijë USD.
Llogari rrjedhëse, 2 mijë USD.
 
Besnik Imeraj, anëtar i Kushtetueses, pasuria 2015
Gjendja e llogarisë së pagës, 707,123 lekë.
Gjendje në llogari, 399,460 lekë.
Depozitë në emër të vajzës, 1,180,033 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga paga e vajzës si avokate pranë studios Haxhia Hajdari, 1,261,752 lekë.
Kredi në bankë për blerja banese, detyrimi 2,116,816 lekë.
 
Vladimir Kristo, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, pasuria 2015
Tërhequr nga Banka Popullore, 2.800,000 lekë.
Tërhequr nga banka, 740,000 lekë.
Depozitë në bankë, 750,000 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si notere, 339,848 lekë.
Të ardhura nga pensioni i bashkëshortes, 164,400 lekë.
 
Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës, 74,807 lekë.
Paga si kryetar i Gjykatës Kushtetuese, 2,231,015 lekë.
Paga si pedagog i Jashtëm në Shkollën e Magjistraturës, 97,944 lekë.
Kredi bankare e marrë në vitin 2013, 16,800,000 lekë, për 20 vjet, shlyer 1,326,218 lekë.
Bashkëshortja Sonila Cami, gjendja e llogarisë rrjedhëse të pagës pranë bankës, 379,989 lekë.
Paga si nëndrejtore në Shkollën “Jeronim De Rada”, 559,666 lekë.
 
Fatos Lulo, anëtar i Kushtetueses
Gjendja e llogarisë së pagës, 133,577 lekë.
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
 
Gani Dizdari, anëtar i Kushtetueses
Të ardhura nga paga si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, 1,874,538 lekë.
Vajza, Anisa Dizdari, të ardhura si notere Dhoma e Noterisë Tiranë, 401,604 lekë.
Bashkëjetuesja Shefkie Kortoci, pasuri të krijuara nga paga nga viti 1997, 1,415,000 lekë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri

Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri