TIRANE - Prokurorët shqiptarë krijojnë Unionin e tyre dhe kërkojnë që sugjerimet e këtij grupi interesi të bëhen pjesë e reformës në drejtësi dhe të mos shihen si kundërvënie ndaj qeverisë.
Në prezantimin e parë publik kreu i këtij Unioni Prokurori Ndini Tavani sqaroi se ata shumë shpejt do të paraqesim 20 sugjerime në lidhje me reformën në drejtësi që lidhen me funksionim e organit të akuzës.
I pyetur në lidhje me arrestimet e dy prokurorëve të akuzuar për korrupsion Tavani tha se ky Union përkrah çdo hetim i cili do të pastronte prokurorinë nga personat që kanë probleme me ligjin.
Pjesë e këtij Unioni në 3 ditë që ai është krijuar janë bërë 150 prokurorë nga e gjithë Shqipëria përfshi dhe ata të Krimeve të Rënda.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com