Skandali/ Prokurori i Shkodrës falsifikoi dosjet hetimore që t'i shpëtonte Vettingut? Dokumenti

Prokuroria e Shkodrës rrezikon të përfshihet nga skandali për falsifikimin e dosjeve hetimore. Prokuroria e Përgjithshme konfirmon për Report Tv se është duke u verifikuar rasti i prokurorit Vate Staka

Prokurori i Shkodrës i cili dyshohet se ka ndërhyrë në arkivë duke ndryshuar fashikujt. Report Tv siguron dosjen e dyshuar si të falsifikuar. Denoncimi për falsifikim dosjesh u bë edhe nga një qytetar në Report TV. Bëhet fjalë për dosjen 805/2016 me të pandehur Kolë Plenishtën ku prokurori ka ndërhyrë në procesverbal për të ndryshuar afatet hetimore. 


Ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor eshte zbuluar nje skandal i oreve te fundit ne lidhje me dosjet qe jane inspektuar nga ana e KPK-se per subjektin Vate Staka, Prokuror prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Aktet e dosjeve objekt hetimi jane nderruar pothuajse pjesa me e madhe e tyre para se te merreshin fizikisht nga ana e anetareve te KPK-se, pasi ose kane qene me shkelje proçeduriale ose nuk kane qene fare ne dosje. Per kete skandal kane pergjegjesi shume persona qe kane qene te ngarkuar ne kete proçes, edhe vete prokuori Vate Staka, per te cilin KPK do marrin neser vendimin. 

Denoncimi në redaksinë e Report Tv

 Report Tv e investigoi këtë pretendim, ku fillimisht pyeti vetë prokurorin Staka ditën kur ai kaloi testin e Vettingut. "Gabimisht ishin adresuar në adresën time, ndërsa dy denoncimet e tjera nëse do ti quajmë denoncime janë ndjekur në rrugë gjyqësore dhe kanë mbetur në fuqi vendimet e Prokurorit" , u shpreh prokurori Staka.

Pas kësaj përgjigje Report Tv arriti të sigurojë nga arkiva e Gjykatës së Shkodrës dhe arkiva e Prokurorisë dosjen numër 805 të denoncuar fillimisht nga qytetari shkodran. 

(Denoncimi i mbërritur në Report Tv nga një qytetar)

Sic dhe shihni në këtë faksimile me ngjyrë blu është një kërkës për gjykim e depozituar në arkivën e gjykatës e cila mban datën 30 nëntor 2016 dhe nuk ka numër protokolli, në emër të të pandehurit Kolë Guri. Por e njëjta kërkesë e firmosur nga eprori i Stakës asokohe në arkivën e Prokurorisë mban një tjetër datë dhe ajo është 1 shkurt 2016.


(Dosja nr.805/2016 që është hetuar nga Prokurori Staka)



(Firma e Stakës e ndryshme në dokumente)


Këto nuk janë të vetmet mospërputhje në procesverbalet e siguruara nga Report Tv, siç dhe shihni në këto dokumente krahasuese me të pandehur Ederjon Puka nga procesverbalet e dosjes firma e Stakës në asnjë dokument nuk është dy herë njësoj.

Report Tv u interesua në Prokurorinë e Përgjithshme nëse ka apo jo një hetim ndaj prokurorit Staka në lidhje me këto dyshime?
Prokuroria e Përgjithshme konfirmon faktin se po e verifikon këtë rast. “Prokuroria ka administruar një të dhënë mbi rastin dhe ia ka kaluar sektorit për inspetik dhe verifikim”, përgjigjet Prokuroria e Përgjithshme.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rikonfirmoi në detyrë në datën 3 korrik prokurorin e Shkodrës, pasi vlerësoi pozitivisht të tre kriteret e Vettingut, pasurinë, figurën morale dhe aftësitë profesionale. 


(Datat e ndryshuara në kërkesën për gjykim ndaj të pandehurit Kolë Guri. Në arkivën e gjykatës data 30.11.2016 në arkivën e prokurorisë data 1.2.2016)

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ari kuto: 20/07/2018 01:41

    Urime per investigimin e televizorit ! Ky eshte nje nder prokuoret me.te korruptuar ne shkoder Vjedh ne cdo dosje e madje edhe kusherinjve u merr lek ndere qe vete Vata di te bej

    Përgjigju
  • Lissius: 19/07/2018 22:40

    Une di dosje tjeter Te falsifikuar nga Gjykata dhe prokuroria e shkodres qe rregullohet sipas rastit, here Duke hequr here duke shtuar faqe ne dosje Te nje Te denuari. Gjykatesit jan aq injorante saqe nuk e dine qe dosja eshte e fotokopjuar ne 2014 e gjitha dhe ndodhet ne Strasburg Kurse ne prill 20018 une shkova Te marr nje vendim dhe nenpunsja e arkivit me cuditi Kur me tha Se dosja ndodhet ke nje gjyqtar qe Po ndreq gabimet ne dosje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS

Debate në Kuvend/ Shehaj akuzon Ballukun: Ka 6 muaj shmang interpelancën, 3 mld euro Thumanë-Kashar, skandal! S’ka lekë për pensione, por hedh valle në festat e PS