Prokurori i Durrësit Anton Pali pezullohet nga detyra për një vit, dërgohet për riedukim

Prokurori i Durrësit Anton Pali pezullohet nga detyra për një vit, dërgohet për riedukim

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka pezulluar përkohësisht nga detyra prokurorin e Durrësit Anton Pali duke e dërguar për riedukim pasi gjatë procesit të vetingut i janë identifikuar probleme profesionale.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar të mërkurën, (08 maj 2024) komisioni ngriti pikëpyetje mbi disa vendimmarrje të tij në rolin e prokurorit, ku në veçanti shqetësimi lidhej me vendimin për mbylljen pa akuzë të një hetimi të kryer në vitin 2017 mbi projektin e incineratorit të Elbasanit, projekt që dyshohej për veprat penale të pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Sipas relacionit të procesit të vetingut, puna e Palit mbi këtë çështje ngrinte pikëpyetje se pse ai nuk kishte hetuar kompanitë nënkontraktore, të cilat, në një hetim të mëvonë, rezultuan se ishin në masë kompani joreale, të krijuara për të lëshuar fatura përmes të cilave ish-ministri Lefter Koka akuzohet se përfitoi miliona euro ryshfet, raporton BIRN

“Është e paqartë se si është konkluduar me pushim të hetimit, kur prokurorja e mëparshme kishte konkluduar se kishte korrupsion aktiv dhe pastrim të produkteve të veprës penale,” u tha në relatim.

Ndërkaq Pali kaloi pa probleme kriterin e pastërtisë së figurës dhe hetimi administrativ nuk vërejti problematika mbi pasurinë e tij. 

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!

Pse Berisha dhe Meta sulmojnë megaoperacionin e SPAK!