Prokurori i Përgjithshëm raporton në Komisionin e Ligjeve, Çela i shqetësuar: Dosjet stok problem shqetësues për prokurorët! Kërkon më shumë kompetenca

TIRANE- Dosjet e mbetura stok dhe mbingarkesa e Prokurorëve është shqetësimi kryesor që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ngriti në Komisionin e Ligjeve në dëgjesën për rreth 5 orë para deputetëve.

“Gjatë vitit 2023, në organin e prokurorisë janë trajtuar 55. 253 materiale kallëzuese. Kur nisi vlerësimi kalimtar, prokurorët duhet të merrnin edhe çështjet e kolegëve të tyre. Ky është problem shumë shqetësues, në kushtet kur prokurorët kanë këtë barrë.”

2492 qytetarë janë përgjuar në kuadër të hetimeve vitin e shkuar, ndërsa këto hetimet e Prokurorisë për çështje të ndryshme penale kanë çuar në zbulimin e 6 rasteve të korrupsionit zgjedhor. Këto ishin disa prej shifrave të zbuluara në Komisionin e Ligjeve nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

“Gjatë vitit 2023 janë ekzekutuar 1121 vendime për përgjim të autorizuara nga gjykata në hetimet paraprake dhe 456 autorizime dhe urdhra të prokurorit. Për sa më sipër është mundësuar interceptimi për 2675 pajisje fundore në përdorim të 2492 personave të dyshuar si të përfshirë në vepra penale” tha Olsian Çela.

Pavarësisht disa rasteve të kërcënimit, por edhe gjuhës së ashpër të politikës në drejtim të drejtësisë, Çela nuk e sheh klimën shumë gri.

 “Prokurorët s’kanë qenë asnjëherë më të mbrojtur se sot me kuadrin ligjor dhe trajtimin që i bëhet. Prokurorët kanë të gjitha garancitë për të vazhduar punën e tyre, ndaj nuk ka nevojë që ta kthejmë në çështje kryesore në aktivitetet tona”  tha ai. 

Harta e re gjyqësore, Çela e pranon që ka rritur koston te qytetarët, por thotë se Prokuroritë po bëjnë punë më efektive.

“Ne mund të kishim një prokurori në çdo qytet, por ne spo arrijmë të gjejmë staf të aftë ndihmës në shërbim të punës. Duhet gjetur një balancë mes dhe shërbimit cilësor, fakti që kemi prokurori më të mëdha, ka shpërndarje më afërsisë të drejtë të punës dhe I jep një vlerë plus qytetarëve, padyshim që qytetarëve i rriten kostot, por ka një shërbim më të mirë në drejtim të tyre”

Prokurori i Përgjithshëm tha se sistemi i vlerësimit ka dështuar

"Sistemi i vlerësimit defakto ka dështuar në prokurori. Këtë duhet të pranojmë. Fakti që jemi në 2024 dhe nuk ka vlerësim të veten do të thotë që nuk ka qenë e mundur. Dua të ngre sot një shqetësim serioz. Ka nevojë të rishikohet ligji i sistemit të vlerësimit"

Nisur nga dëgjesa me Prokurorin e Përgjithshëm, deputeti socialist Plarent Ndreca tha se duhet riparë legjislacioni për këtë strukturë, duke i hapur rrugë rishikimit të kompentencave të Prokurorit të Përgjithshëm.

"Nuk kemi mekanizma të kuptojmë cfarë ndodh në prokuroritë e rretheve gjyqësore, tipologjitë e cështjeve si aplikohet ligji penal apo procedural penal" u shpreh kryeprokurori i Përgjithshëm.

"Duhet të jetë një nga punët për të riparë legjislacionin e prokurorit të përgjithshëm, tha deputeti Ndreca. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:39
Çela mbron hartën e re gjyqësore: Ka shërbim më cilësor ndaj qytetarëve, shpërndarje më e drejtë e punës

1715683432_celaolsi.JPG

Teksa po prezantonte bilancin për vitin 2023, Kryeprokurori Olsian Çela mbrojti hartën e re gjyqësore të ndryshuar.

Sipas tij, harta e re ka rritur kostot ndaj qytetarëve pasi nuk mund të ketë prokuror në çdo qytet, por shërbimi është më cilësor ndaj tyre. 

'Ne mund të kishim një prokurori në çdo qytet, por ne s'po arrijmë të gjejmë staf të aftë ndhmës në shërbim të punës. Duhet gjetur një balancë mes afërsisë dhe shërbimit cilësor, fakti që kemi prokurori më të mëdha, ka shpërndarje më të drejtë të punës dhe i jep një vlerë plus qytetarëve, padyshim që qytetarëve i rriten kostot, por ka një shërbim më të mirë në drejtim të tyre', u shpreh Çela.

Ora 11:42
Prokurori i Përgjithshëm vë në pikëpyetje nevojën për një kod të ri penal: Problemet lidhen me procedurën penale

1715679956_Cela.JPG

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela teksa prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve bilancin për vitin 2023, foli edhe për debatin e ngritur së fundmi për ndryshimin e Kodit Penal.

Çela vuri në pikëpyetje një nevojë të tillë, pasi sipas tij problemet në sistemin e drejtësisë lidhen me procedurën penale, sistemit i mungojnë 38% të prokurorëve, ndërsa nga ana tjetër problem nuk është sipas tij kodi penal.

'Nga lindi nevoja për një kod të ri penal? Kush e ka hedhur idenë se ky kod është i pazbatueshëm? Të jepen argumenta nga kushdo që ka nevojë? Çfarë kërkojmë me një kod të ri penal? Duhet një debat i madh publik. Duhet ndërtuar ura për ndërtimin e këtij kodi. Si do jetë logjika? Raportet me ashpërsimin apo lehtësimin me disa masa penale? Do jetë kod që do ketë fleksibilitet për masa alternative? Cilat do jenë modele? Nuk kam informacion se kodi penal aktual po krijon vështirësi në funksionimin e shtetit, shoqërisë. Atëherë do bëjmë kod nga asgjëja? Pa asnjë bazë? 38% e prokurorëve i mungojnë sistemit. Sfidat janë ekzistenciale. Thelbi që kemi është që çështjet lidhen me procedurën penale. Ka vendimmarrje të gjykatave që devijojnë nga fryma e ligjit. Kemi nevojë të shohim se çfarë nuk shkon me procedurën penale. Duhet nga ana juaj të dëgjohen propozimet tona për procedurën penale. Nuk ka dalë askush i pandëshkuar falë kodit penal', tha ndër të tjera Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela.

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?