TIRANE - “Gërdeci”, “21 Janari”, evazioni fiskal me mashtrime në tatime në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë të kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ku ndër ta është edhe ish-minitri i Mbrojtjes Arben Imami, janë disa nga çështjet e bujshme hetimore që ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri i kërkon Prokurorisë t'i çojë deri në fund. Sipas tij, janë qytetarët ata që presin nga prokuroria të hetojë ngjarje të tilla të cilat nuk duhet të kthehen në simbol padrejtësie.
"Konfirmoj gatishmërinë e plotë të Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për të kontribuar me të gjitha kapacitetet tona profesionale në të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, për të hapur dhe për të çuar përpara deri në dënimet penale nga gjykatat, të gjitha çështjet e mbetura pezull por që janë mjaft sensitive për rendin ligjor dhe shtetin e së drejtës. Veçanërisht ato më të rëndësishmet, për të cilat drejtësia dhe qytetarët presin përgjigje, që ne nuk mund të lejojmë të kthehen në simbol të padrejtësisë, pabarazisë, dhe pandëshkueshmërisë si “Gërdeci”, “21 Janari”, evazioni fiskal me mashtrime në tatime në rendin e miliona eurove, zyrtarët e lartë, ndoshta nivelet më të larta, të kallëzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, e kështu me radhë", u shpreh Tahiri.
Në tryezën e zhvilluar me prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla për bashkëpunimin mes organit të akuzës dhe Policisë së Shtetit në veprimet hetimore, ministri Tahiri kërkoi veprime konkrete dhe të forta nga ana e Prokurorisë për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, “me më shumë forcë kur këto janë të veshur me kollaren dhe xhaketën e pushtetit”.
"POLICET MBAJNE SHENIM FATIN E PROCEDIMEVE DERI NE VENDIMET E GJYAKTAVE"
Ministri Tahiri tha se ka porositur të gjithë drejtuesit e policisë të mbajnë shënim fatin e procedimeve, duke përfshirë veprimet konkrete të prokurorisë dhe vendimin konkret të gjykatës për çështjen. Kjo situatë vjen në kushtet kur vetë ministri i ka bërë publikisht të ditur Presidenti Nishani në në cilësinë e kryetarit të KLD-së, dhe Ministrit të Drejtësisë, se ka raste që “lënë shumë vend për të reflektuar dhe ndërmarrë veprime të menjëhershme, të cilat do ta vinin dhe gjykatën përballë pamundësisë për të dhënë vendime liberale apo akoma më keq, vendime absurde deri në dyshime të forta për paligjshmëri”.
“Pasuria e pajustifikuar e zyrtarëve të lartë apo e individëve që kanë zhvilluar veprimtari kriminale, në Shqipëri ose jashtë vendit, korrupsioni elitar, pastrimi i parave apo krimi ekonomik, cënojnë rëndë barazinë para ligjit, barazinë e mundësive për qytetarët, duke kalcifikuar atë që të gjithë e quajmë pandëshkueshmëri, dhe mbi të gjitha duke ricikluar kriminalitetin në shoqëri dhe për fat të keq, ndonjëherë edhe në politikë e vendimmarrjen publike”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.
TAHIRI: KEMI PROCEDUAR 180 PUNONJES POLICIE
Policia e Shtetit ka proceduar në këto muaj mbi 180 punonjës policie të të gjitha niveleve, por ndihma dhe bashkëpunimi aktiv i yni, dhe veçanërisht i Prokurorisë, është thelbësor në rritjen e ndëshkueshmërisë ndaj të gjithë atyre punonjësve të Policisë së Shtetit, që abuzojnë me detyrën.
HETIMET, TAHIRI: GRUP PUNE PROKURORI-POLICI
Për të bashkërenduar punën ndërmjet policisë dhe prokurorisë, por dhe për t’u dhënë një tjetër ritëm hetimeve proaktive me rezultate të qëndrueshme dhe të prekshme për qytetarët, kemi rënë dakord me Prokurorin e Përgjithshëm për të ngritur një grup pune të nivelit të lartë që do të synojë identifikimin dhe përshtatjen e metodologjisë dhe procedurave standard në Polici, por dhe në Prokurori për hetimet proaktive, me synim përmirësimin e rezultateve dhe eficencës së hetimeve.
TAHIRI: GRUP PUNE PËR TRAFIKUN E DROGËS
Në kuadër të strategjisë dhe planit të veprimit në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, është ngritur para pak kohësh një grup pune i nivelit të lartë ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, që kam shumë shpresë se do japë rezultatet e duhura, procedime efektive dhe dënime maksimale për të gjithë ata që organizojnë dhe drejtojnë sipërmarrjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(Greta Malaj/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com