TIRANE - Të gjitha lejet e dhëna nga bashkia e Tiranës gjatë periudhës 2014 -2015 do të kalojnë në sitën e Prokurorisë së Tiranës. Në një dokument që mban datën 31 korrik, 1 javë pasi ish-kryetari Basha kishte lënë zyrën, organ i akuzës kërkon dokumentet e lejeve të dhëna për të hetim. Organi i akuzës argumenton se ky hetim fillon pas kallëzimit penal të Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, ku janë evidentuar një sërë shkeljesh në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Në kallëzimin e bërë nga Agjencia e Planifikimit të Territorit, thuhet se gjatë periudhës mes qershorit 2013 deri në gusht 2014, janë evidentuar shumë shkelje nga Bashkia Tiranë në dhënien e lejeve të ndërtimit.
Kallëzimi rendit 6 shkelje:1-Mosrespektim i procedurave për miratimin e Planit të Detajuar Vendor, në 129 raste.
2-Mosbotim në regjistrin e Planifikimit të Territorit të akteve të nevojshme për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore.
3-Mosrespektim i kërkesave ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.
4-Mosrespektim i ligjit nga Këshilli Teknik i Bashkisë Tiranë në dhënien e opinionit teknik me miratimin e PDV-ve dhe lejeve të ndërtimit.
5-Mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
6- Mosrespektim i ligjeve dhe planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.
Bashkia e Tiranës e kontaktuar nga A1 Report, sqaron se do të bashkëpunojë me prokurorinë duke i vënë ne dispozicion gjithë materialet e kërkuara. Por përveç këtij hetimi nga prokuroria edhe vetë kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ka premtuar auditim të hollësishëm për të gjitha fondet dhe projektet e Bashkisë 4 vitet e fundit, duke i kushtuar vëmendje edhe fondeve të zhdukura që ishin destinuar për klubin sportiv Tirana.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.2%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 1408
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Armëpushimi në Gaza, reagon Ministria e Jashtme: Hap i domosdoshëm drejt zgjidhjes së konfliktit
16 Janar, 16:38
-
Lezhë/ Mjeti i tonazhit të rëndë dëmton linjat elektrike dhe internetin, rrezik për banorët dhe drejtuesit e mjeteve
16 Janar, 16:33
-
Hapet Vila 31 e Enver Hoxhës si rezidencë për artin shqiptar e të huaj, Rama ironizon: Do jetë shtëpi e 'degjenerimit modernist'! Do përdoret për çdo gjë që kishte tmerr ish-diktatori
16 Janar, 16:28
-
Ja pse Michelle Obama nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të Trump më 20 janar
16 Janar, 16:28
-
Ministri i Brendshëm takim me hologun çek në Pragë, mbështetje e palëkundur për integrimin e Shqipërisë në BE, thellohet bashkëpunimi në fushën e sigurisë
16 Janar, 16:21
-
Itali/ Dyshohej si pjesë e grupit të trafikut të drogës, 20-vjeçari shqiptar ‘ngre në ajër’ me makinë oficerin e policisë gjatë operacionit për arrestim
16 Janar, 16:19
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Itali/ ‘Skifteri’ shqiptar plagos me makinë në ndjekje policin, arratisen bashkëpunëtorët, pranga 32-vjeçarit
16 Janar, 16:05
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Derbi ikonik Juventus-Milan ndez fundjavën në Seria A
16 Janar, 15:37
-
TikTok po përgatitet për mbylljen në SHBA nga e diela, Trump mund të bllokojë ndalimin e platformës me 90 ditë
16 Janar, 15:37