Prokuroria akuzë për terrorizëm
ndaj Imamit të Prishtinës

Prokuroria akuzë për terrorizëm<br />ndaj Imamit të Prishtinës
PRISHTINE- Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur akuzë zyrtare ndaj Shefqet Krasniqit, Imamit të Xhamisë më të madhe të Prishtinës, asaj “Mehmet Fatih”, i cili tashmë do të gjykohet për nxitje të urrrejtjes dhe evasion fiskal.

Shefqet Krasniqi është një klerik kontraversal në Kosovë i cili është larguar nga hierarkia e Bashkësisë Islame të Kosovës pas qëndrimeve të tij për luftëtarët që iknin në Siri por edhe për akuzat ndaj Skënderbeut dhe Nënë Terezës.

Në njoftimin e saj Prokuroria Speciale e Republikës thekson se akuza ndaj Krasniqit bëhet për veprat penale: “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, sipas nenit 141 tё Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, sipas nenit 147, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Shmangia nga Tatimi sipas nenit 313 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 tё Kodit Penal tё Republikës se Kosovës”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K, veprat penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste dhe Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, i ka kryer në vazhdimësi gjatë intervalit kohor 2013 dhe 2014, ndërsa, veprën penale Shmangia nga Tatimi ka kryer në vazhdimësi gjatë intervalit kohor 2011 dhe 2016.

Sipas aktakuzës i pandehuri në cilësinë e imamit të xhamisë se madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, në vazhdimësi dhe me dashje ka shpërndarë mesazhe për publikun, përmes paraqitjeve të tij tё drejtpërdrejta para publikut përmes ligjëratave të ndryshme, si dhe duke shfrytëzuar rrjetet sociale dhe mjetet tjera të informimit, përmes gjuhës së vrazhdë dhe interpretimit të ajeteve kuranore jashtë kontekstit kohor dhe frymës parimore islame, ka shtyrë tё tjerёt ta marrin rrugën drejt zonës së konfliktit në Siri dhe Irak e më pas të kryejnë akte terroriste, si dhe ka cilësuar disa grupe fetare si armiq të myslimanëve-sunit, duke nxitur dhe përhapur urrejtje, përçarje dhe mosdurim ndaj grupeve tjera fetare, të cilat jetojnë edhe në Republikën e Kosovës.

Poashtu, i pandehuri i lartcekur si tatimpagues dhe pronar i biznesit N.T “Portat”, ka fshehur dhe shmangur tatimin, me dashje ka dhënë tё dhëna tё pasakta, si dhe nuk i deklaruar tё dhënat tjera relevante lidhur me obligimet tatimore, duke iu shmangur obligimeve tatimore në vlerë tё përgjithshme prej  20,208.57 €.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë