TIRANË - Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet duke çuar për gjykim çështjen ndaj 4 ish-ushtarakëve, të cilëve iu sekuestruan 97 kilogram lëndë plasëse C4. Ilir Dhimo, Pëllumb Daci, Emiledi Taku dhe Artur Çelo u arrestuan më 19 maj të këtij viti pasi iu zbulua edhe sasia e madhe e eksplozivëve.
Eksplozivët e sekuestruar në rrugën “Sadik Petrela” dhe në banesën e Ilir Dhimos, dyshohet të jenë vjedhur nga depot ushtarake gjatë periudhës që katër të arrestuarit shërbenin në Forcat e Armatosura.
Emild Taku, ka qenë efektiv i Batalionit të Transportit në repartin pranë Urës së Beshirit. Ilir Dhimo, personit që iu sekuestruan vetëm C4 86 kilogramë në banesën pranë shkollës “Hasan Prishtina”, ka ushtruar funksionin e kapitenit në sektorin e e asgjësimit të municioneve të Ushtrisë, Atur Çelo ka qenë kapter ndërsa Pëllumb Daci, major.
Prokuroria e Tiranë ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim ndaj 4 ushtarakëve duke ngritur ndaj tyre akuzën e “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake...” në sasi të mëdha.

Në seancën gjyqësore për masën e sigurisë 4 të pandehurit kanë ngritur pretendimin se eksplozivin e përdornin për t’ia shitur pronarëve të guroreve në vend.
I dyshuari Ilir Dhimo njëherazi ushtarak xhenier i Forcave të Armatosura ka pranuar të rrëfej për sasinë e lëndëve eksplozive të gjetur në shtëpinë e tij. Ai ka thënë se eksplozivin plastik e siguronin në repartet ushtarake dhe më pas i shisnin me çmime të ndryshme tregtarëve të gurorëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO