80-vjeçari fiton lirinë, Avdylaj mbetet në burg: Po më mbani vetëm për një 'Alo Niçe'!

80-vjeçari fiton lirinë, Avdylaj mbetet në burg: Po më mbani vetëm për një 'Alo Niçe'!

Mustafa Shuti, 80-vjeçari pronar i banesës ku ishte ngritur laboratori i heroinës në Brenog të Kukësit, pjesë e të arrestuarve si Vol- vo 4

TIRANE - Astrit Avdylaj i arrestuar si pjesë e Vol-Vo4 ka kërkuar nga gjykata të lirohet pasi sipas tij po mbahet në burg vetëm prej bisedës “Alo Niçe”, referuar publikimit në media të një bisede me ish kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Avdylaj tha se as atë dhe as pjesëtarët e familjes së tij si lidh asgjë me trafikun e drogës e për më tepër kur për drogën në Itali janë dënuar të tjerë persona tha ai para gjykatës, por kërkesa për liri u rrëzua duke zgjatur afatet e paraburgimit.

Në një seancë të tensionuar me akuza nga të ndaluarit për proces të padrejtë dhe akuza të pabaza, gjyqtari Bib Ndreca ka nxjerr nga salla të arrestuarin Denis Llaftiu për shkelje të etike.

Gjatë kësaj seance nuk mungoi as 80-vjecari Mustafa Shuti i cili u soll me polic nga Brengoa e Kukësit ku ndodhet me arrest shtëpie po për të gjykata hoqi arrestin dhe caktoi hetim në gjendje të lirë. Në banesën e Shutit u gjet laboratori heroinës, ndërsa ai edhe sot mohoi të kishte dijeni duke kërkuar të hiqet i qetë në pleqërinë e tij.

 Mustafa Shuti, 80-vjeçari pronar i banesës ku ishte ngritur laboratori i heroinës në Brenog të Kukësit, pjesë e të arrestuarve si Vol-vo 4

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion