KRUJE- Prej kohësh shpërthimet me tritol janë kthyer në një makth në qytetin e Fushë-Krujës, teksa sulmi më fundit u regjistrua ditën e sotme. Kjo nxiti Prokurorinë e Krujës që paralel me policinë të vijojë hetimet për zbardhjen e këtyre ngjarjeve, ndërsa surprizat nuk munguan. Plot 12 mijë kallëpë tritoli 200 gramësh rezulton se janë zhdukur vitet e fundit nga magazina ushtarake e fshatit Nuaj të Krujës, vlera e të cilit shkon në 200 milionë lekë të reja. Ky fakt pohohet nga Prokuroria e këtij rrethi cila ka nisur hetimet lidhur me këtë vjedhje, ndërsa në pranga është vënë përgjegjësi i magazinimit të armatimit. Denoncimi për mungesën e lëndës plasëse mësohet se është bërë nga Ministria e Mbrojtjes në prokurori. Bëhet fjalë për një vjedhje që ka kohë që ka ndodhur.
Kjo sasi tejet e konsiderueshme lënde plasëse dyshohet që mund të jetë shitur për shpërthimet në guroret e zonës, por edhe për veprime me qëllime terroriste në qytetin e Krujës, si dhe në rajone të tjera të vendit, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë.
Nisur edhe nga shtimi i numrit të atentateve me lëndë plasëse në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, Prokuroria e këtij qyteti ka ndërmarrë hetime të gjithanshme për të zbuluar origjinën dhe itinerarin e tritolit që është përdorur në shpërthime kundër bizneseve, shtëpive banimi dhe ambienteve të tjera private.
“Në kuadër të këtyre hetimeve, si edhe në bazë të një informacioni të përcjellë nga Policia Ushtarake, Prokuroria e Krujës ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale, në vijim të të cilave fillimisht ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Adem Hasani, me gradë tetar, me funksion përgjegjës i magazinat e armatimit në fshatin Nuaj, Krujë. Ky shtetas është i dyshuar fillimisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 70/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai është ndaluar pasditen e sotme nga Policia Ushtarake në qytetin e Krujës. Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se materiali ushtarak që mungon në magazinat nën përgjegjësinë e shtetasit të ndalur, krahas dyshimit se mund të jetë përdorur për qëllime keqbërëse, i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë shumë të konsiderueshme, e cila llogaritet në rreth 200 milionë lekë të reja”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Në urdhrin e ndalimit ndaj tetarit Adem Hasani, theksohet edhe lloji i municionit të mungon në inventarin e magazinës, si fishekë, kallëpe tritoli, lëndë plasëse, djegore, etj.
“Janë të një karakteri sensitiv, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nëse bien në duart e personave me precedent penalë apo organizatave me karakter kriminal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndërkaq, po Prokuroria e rrethit gjyqësor Krujë po vijon hetimet për të zbuluar skemën e plotë të zhdukjes së materialit ushtarak, si edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë situatë.
Njoftimi i Prokurorisë
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Krujë po kryen hetime për zhdukjen e një sasie shumë të madhe materiali nga magazinat ushtarake të fshatit Nuaj, në të cilën dyshohet se mungojnë mbi 12 mijë kallëpe tritoli 200 gramësh, si edhe materiale të tjera luftarake, të cilat duhet të ishin në inventar.
Kjo sasi tejet e konsiderueshme lënde plasëse dyshohet që mund të jetë shitur për shpërthimet në guroret e zonës, por edhe për veprime me qëllime terroriste në qytetin e Krujës, si në rajone të tjera të vendit, por edhe jashtë territorit të Shqipërisë. Për shkak të akteve të shtuara të atentateve me lëndë plasëse në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës, Prokuroria e këtij qyteti ka ndërmarrë hetime të gjithëanshme për të zbuluar origjinën dhe itinerarin e tritolit që është përdorur në shpërthime kundër bizneseve, shtëpive banimi dhe ambjenteve të tjera private.
Në kuadër të këtyre hetimeve, si edhe në bazë të një informacioni të përcjellë nga Policia Ushtarake, Prokuroria e Krujës ka kryer veprimet e nevojshme proceduriale, në vijim të të cilave fillimisht ka urdhëruar ndalimin e shtetasit Adem Hasani, me gradë tetar, me funksion përgjegjës i magazinat e armatimit në fshatin Nuaj, Krujë. Ky shtetas është i dyshuar fillimisht për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 70/1 të Kodit Penal Ushtarak. Ai është ndaluar pasditen e sotme nga Policia Ushtarake në qytetin e Krujës.
Në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se materiali ushtarak që mungon në magazinat nën përgjegjësinë e shtetasit të ndalur, krahas dyshimit se mund të jetë përdorur për qëllime keqbërëse, i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik në vlerë shumë të konsiderueshme, e cila llogaritet në rreth 200 milionë lekë të reja.
Në urdhërin e ndalimit ndaj këtij shtetasi, Prokuroria e Krujës konstaton se municioni që mungon në inventarin e magazinës, si fishekë, kallëpe tritoli, lëndë plasëse, djegore, etj., janë të një karakteri sensitiv, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë shoqërore nëse bien në duart e personave me precedent penalë apo organizatave me karakter kriminal.
Prokuroria e rrethit gjyqësor Krujë po vijon hetimet për të zbuluar skemën e plotë të zhdukjes së materialit ushtarak, si edhe persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë situatë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO