TIRANE - Burime nga prokuroria bëjnë me dije për A1 Report se janë vërtetuar dyshimet e prokurorisë dhe se eksperimenti ishte i suksesshëm.
Sipas prokurorisë lëvizja e makinës është bërë nga Krraba në të njëjtën rrugë siç ka deklaruar edhe Frroku.
Prokurori ka sqaruar se makina e eksperimentit ka mbërritur 14 minuta para kohës që ka deklaruar Frroku duke përfshirë këtu edhe ndalesën që është bërë në Elbasan për karburant.
Makina me dy gjyqtarët dhe 2 prokurorët ka mbërritur në Kapshticë 14 minuta më shpejt se sa koha që ka thënë Frroku.
Prokuroria që herët kishte paraqitur si prova në gjykatë faktin që, ditën e vrasjes Arben Frroku është filmuar në pikën e doganës në Kapshticës në orën 21:27, nga ku ka kaluar edhe kufirin për në Greqi.
Avokatët mbrojtës të Frrokut e kanë konsideruar të pamundur përshkimin e gjithë kësaj rruge nga Frroku për 2 orë e 57 minuta dhe kjo ishte pika kryesore e mbrojtjes së tyre.
Që në krye të akuzës Frroku kishte thënë se në ditën e ngjarjes ai kishte qenë në Korçë në kufirin e Kapshticës. Grupi i nisur nga Tirana dhe ekzaktësisht nga vendi ku është kryer vrasja e komisar Lamajt drejt pikës kufitare të Kapshticës në orën 18:27 minuta, ka mbërritur në destinacion në orën 21:12 minuta. Afati kohor 2 orë e 45 minuta është brenda kohës së deklaruar nga Frroku si hark kohor në të cilin ai ka udhëtuar në drejtim të Korçës.
Dy shoferë të Gjykatës së Krimeve të Rënda u zgjodhën nga kjo gjykatë që të kryejnë eksperimentin automobilistik nga Tirana në Kapshticë, për të parë nëse Arben Frroku, ka përshkuar me makinë mbi 200 kilometra rrugë, brenda një harku kohor prej 3 orësh. Në seancën e dy ditëve më parë, këtë detyrë gjykata ia ka besuar dy shoferëve të saj që janë shtetasit Florian Damzi dhe shoferi tjetër i po kësaj gjykate Ilia Koçollari.

(Momentet e mbërritjes në orën 21:12 në Kapshticë)
Fillimisht ky eksperiment është kundërshtuar nga prokurorët, të cilët kanë kërkuar që ai të kryhej nga persona të çertifikuar dhe të kenë aftësi të mira në drejtimin e mjetit, në kushte të ndryshme klimaterike.
Njazi Seferi dhe Ened Nakuci janë dy prokurorët të cilët janë nisur për ekspertizë me grupin që do të përshkojë rrugën nga Vendi i vrasjes së Dritan Lamajt dhe deri në Korçë ku i pandehuri Arben Frroku thotë se ka qenë ditën e vrasjes. Ndonëse parimisht prokuroria e ka kundërshtuar këtë ekspertizë, nga ky institucion janë nisur dy përfaqësues.

(Momentet e nisjes së grupit hetimor në orën 18:27)
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO