Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për sulmin me bojë të kuqe/ Gjoni: Tregon që as nuk janë marrë fare, u thirra në gjykatë vetëm një herë dhe ajo u shty

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes për sulmin me bojë të kuqe/ Gjoni: Tregon që as nuk janë marrë fare, u thirra në gjykatë vetëm një herë dhe ajo u shty

Ralf Gjoni me bojën e kuqe në parlament

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes lidhur me sulmin me bojë të kuqe ndaj deputetit të opozitës së re, Ralf Gjoni nga anëtari i LRI-së, Klajdi Rruçi. Argumenti që prokurori, Julian Zonja ka dhënë për kërkesën e tij thuhet se në këtë ngjarje nuk është konstumuar element të veprës penale "Goditje për shkak të detyrës", por "Fyrje", e për pasojë, në këtë rast prokurori "nuk është i nevojshëm", por se paditësi, në këtë rast Gjoni mund ta dërgonte çështjen drejtpërdrejtë në gjykatë dhe të kërkonte dëmshpërblim.

Pyetur lidhur me këtë vendim të organit të akuzës, në një prononcim për Shqiptarja.com, deputeti Ralf Gjoni shprehet se nuk është në dijeni, teksa vë në dukje se ka pasur një neglizhencë nga organet e drejtësisë për çështjen e tij.

"Fakti që e kanë pushuar, tregon që nuk janë marrë. S'kam asnjë komunikim zyrtar nga gjykata. Nuk jam ftuar në proces, asnjë thirrje, as prokurori. Një thirrje kam pasur vetëm para disa muajsh për seancë, u anulua se nuk ishte gjyqtari. Do më njoftonin, por nuk kam marrë asnjë njoftim tjetër. Më kanë pyetur vetëm ditën e parë që erdhën në shtëpi kur ndodhi ngjarja", tha Gjoni për Shqiptarja.com. Një detaj i tillë konfirmohet edhe në dokumentin që mban firmën e prokurorit Zonja, ku vë në pah moskoordinimin e institucioneve, ku bëjnë fajtore njëra-tjetrën.

"Në lidhje me ekspertimin e lëndës së dyshuar si bojë në veshjen e shtetasit Ralf Gjoni, IML (Instituti i Mjekësisë Ligjore) u përgjigj se pranë laboratorit të Toksikologjisë ligjore nuk është sjellë asnjë provë materiale lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që nga OPG (Oficer i Policisë Gjyqësore) konfirmohej se ato nuk ishin pranuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore", thuhet në dokument. 

Deputeti Ralf Gjoni u sulmua më 21 mars të vitit 2019 nga anëtari  LRI-së,  Klajdi Rruçi me shiringë me bojë të kuqe teksa sapo doli nga banesa e tij për të shkuar në Kuvendin e Shqipërisë ku u betua si deputet. Shkak për këtë, siç është pranuar, nga vetë Rruçi, ishte për faktin se e quajti Gjonin "tradhtar" pse pranoi mandatin pas largimit të LSI-së nga parlamenti.

VIDEO-ja e mëposhtme: Momenti kur qëllohet me bojë të kuqe deputeti i ri i LSI Ralf Gjoni

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 02/02/2020 06:41

    Kush i shkruan keto telenovela per ato kureshtare injorante qe merret me nje kriminel si ky Izet Haxhija. Sa ishte Berisha ky tipi u ngrifte ne Tirane si gjel jevgu. Pffff fare e shpifur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur