Prokuroria mbyll hetimet për grupin që tjetërsuan dhe përvetësuan 235 mijë m2 tokë shtetërore tek Rana Hadhun e në Shëngjin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të mbyllë hetimet për një nga grupet e 'Dosjes 339', që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Pjesë e këtij grupi është dhe ish-deputeti i PS në Lezhë Arben Ndoka dhe disa prej familjareve te tij,qe kane shërbyer si zyrtare në Lezhë.

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno bën me dije se Ndoka dhe të pandehurit e tjerë janë paraqitur në prokurori për tu njohur me akuzën.

Veprat penale që akuzohen janë 'Falsifikimi i dokumenteve”, 'Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal. Të pandehurit në bashkëpunim me njëri-tjetrin akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar. Mes te pandehurve Gjevi Ndoka, Erald Osmaci, Bledar Cara, Bled Ndoka, Lule Zeneli e persona të tjerë.

Në mars 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe Kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim. Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin u akuzuan se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Manush: 25/11/2019 21:53

    Të mos e shikojne më driten e diellit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja