Prokuroria në 2017, 735 letërporosi për dekriminalizimin dhe grupet mafioze

Dekriminalizimi dhe hetimi i organizatave kriminale shqiptare të shtrira jashtë vëndin zënë pjesën më të madhe të letërporosive të prokurorisë shqiptare përgjatë 2017-ës. Report Tv ka siguruar Raportin e prokurorisë ku rezulton se në një vit janë 735 letërporosi të mbërritura nga jasht në interes të kërkesave të hetimeve të nisura në shqipëri.

Burime nga akuza sqaruan se në këtë shifër pjesën më të madhe e zë verifikimi i të shkuarës së zyrtarëve të lartë jashtë vëndit për efekt të të ligjit të dekriminalizimit si dhe persona të përfshirë në grupe kriminale të drogës, prostitucionit dhe pastrimit të parave.

Për llogari të drejtësisë shqiptare përgjatë vitit që lamë pas rezulton se janë 260 persona në kërkim të cilët dyshohet se fshihen jashtë vëndit. 145 persona janë ekstraduar nga shqipëria drejt vëndeve partnere me të cilat ne kemi marveshje përgjatë 2017-ës ndërsa nga jashtë janë 194 raste.

Sipas raportit të siguruar nga Report Tv, Tirana është prokuroria më e lartë për numrin e procedimeve në harkun e një viti me 10266 të tila dhe Përmeti me numrin më të ulët prej 122 procedimeve në një vit.

Raporti i plotë i Prokurorisë për vitin 2017

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës