Prokuroria Tiranës nis kryesisht hetimet për të kontrolluar pikat e tregtimit dhe faqet online. Jo vetëm për cilësinë e sigurinë e tyre por edhe fshehje e të ardhurave pas janë biznese të palicencuara.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur më15 tetor në Tiranë, ku një 72-vjeçari të infektuar me COVID i ka shpërthyer bombola e oksigjenit në shtëpi, Prokuroria Tiranës ka vendosur nisjen kryesisht të hetimeve për të kontrolluar pikat e tregtimit dhe faqet online.
Hetimet janë përqendruar jo vetëm për cilësinë e sigurinë e bombolave por edhe për fshehje të të ardhurave pasi janë biznese të palicencuara.
Pjesa më e madhe e faqeve online që shesin bombolat dyshohet se i kryejnë shitjet në mënyrë të jashtëligjshme dhe se bombolat e oksigjenit janë çdo lloj standardi për kurimin e të sëmurëve .
Mësohet se 500 deri në 800 euro varion çmimi i një bombole me oksigjen, ndërsa me qira vlera shkon 100-120 euro.
Indicien e parë për nisjen e hetimeve të aparaturave të oksigjenit që shiten online, institucioni i akuzës e mori tri javë më parë, pas kallëzimit të dy vëllezërve, të cilët për babanë e tyre të infektuar me virusin e rrezikshëm fillimisht përdorën aparatura oksigjeni që kishin blerë në Facebook. Ata në kallëzimin e tyre, shprehen se babanë e çuan në spital, 4 ditë para se ai të ndërronte jetë.
Ndërkohë që ngjarja e rëndë me 72-vjeçarin nga Tirana ndodhi mbrëmjen e së dielës ka ndodhur në lagjen "Bajram Curri" dhe i moshuari është dërguar me urgjencë në spital por ende nuk dihet sa e rëndë është gjendja e tij shëndetësore.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1554
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komiteti i Ekspertëve nuk vendos testin për pasagjerët nga Kina: Sugjerojmë doza të treta dhe të katërta të vaksinës kundër COVID-19
30 Dhjetor 2022, 16:08
-
1 humbje jete dhe 23 raste të reja! Situata Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit
23 Dhjetor 2022, 20:40
-
Një humbje jete nga covid dhe tre raste të reja brenda 24 orëve të fundit
19 Dhjetor 2022, 19:56
-
Marrëveshja me Pfizer për 700 000 doza vaksina të rialokuara, Alibeaj skeptik: Pse duhet me urgjencë, është kërkesë e Pfizerit, jo e jona
5 Dhjetor 2022, 15:21
-
17 raste të reja me Covid në të gjithë vendin! Asnjë humbje jete dhe 7 të shëruar brenda 24 orëve të fundit
4 Dhjetor 2022, 17:58
-
Ekonomia e shqiptare, 'Moody-s': Me perspektivë të qëndrueshme! Ulja e borxhit, klima e biznesit me ecuri pozitive! Rrezik, importi i energjisë dhe PPP-të
1 Dhjetor 2022, 19:15
-
17 raste të reja nga 395 testime të kryera në vend! Asnjë humbje jete dhe 6 të shëruar në 24 orët e fundit
1 Dhjetor 2022, 18:26
-
Turizmi në Shqipëri, mbi 6.7 milionë të huaj për 10 muajt e parë të vitit! Ja nga cilat shtete ka rritje më të madhe të turistëve
1 Dhjetor 2022, 16:40
-
Situata Covid-19 në vend! 5 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
30 Nëntor 2022, 18:00
-
Raporti i OKB: Shqipëria me rritjen më të madhe të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të 2022, krahasuar me 2019-n! Turizmi po tejkalon ndikimet e COVID-19
28 Nëntor 2022, 15:13
-
6 të infektuar nga 381 testime të kryera! Asnjë humbje jete dhe 14 të shëruar! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit
26 Nëntor 2022, 18:06
-
Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit
23 Nëntor 2022, 17:29