Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ka kërcuar dhe nuk ka bërë asnjë veprim konkret që mund ti kërcënonte jetën gjyqtarit Arjan Aliaj. 

Është ky përfundimi i arritur nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila ka vendosur të pushojë hetimet pas kallëzimit të bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë më 11 qershor.

Pushimi i hetimeve për mungesë të elementëve të veprës penale konfirmohet për Report TV nga burime pranë Prokurorisë së Përgjitshme, të cilat për këtë vendim kanë vënë në dijeni dhe KLD si palë kallëzuese.

Për këtë hetim më 20 korrik dëshmoi në prokurori dhe vetë gjyqtari Aliaj, i cili u shpreh para hetuesve se ai nuk ndihej i kërcënuar dhe vendimin për të pezulluar nga detyra drejtorin e policisë Haki Cako e kish marrë bazuar në ligj e prova.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com