Prokuroria sekuestron audiopërgjimin Biba-Bianku, ja kur dëshmon nënkryetari i KQZ-së
Javën e ardhshme do të merret në pyetje si person që ka dijeni për çështjen Denar Biba. Nuk dihet nëse do të dëshmojë edhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku
Prokuroria e Tiranës sekuestron audiopërgjimin e publikuar në një media afër Partisë Demokratike ku janë të përfshirë ish-kreu u KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku. Gazetari Arsen Rusta raporton për Report TV se pritet që javën e ardhshme të dëshmojë ish-kreu i KQZ, aktualisht nënkryetar.
Biseda është pranuar nga vetë Biba, por thotë se përgjimi i servirur në media nuk është i plotë, ndërsa publikuesit e saj e komentuan audiopërgjimin si shantazh që Biba i bënte gjyqtarit Bianku në mënyrë që ai të ndikonte mbi Gjykatën e Strasburgut në lidhje me gjyqet e pronave të shtetasve shqiptarë.
Vetë Biba një ditë më parë tha se do t'i drejtohej Gjykatës së Strasburgut me një letër, pasi pretendon të jetë përgjuar nga persona të paautorizuar brenda kafes së Gjykatës së Strasburgut. Të gjitha dyshimet e tij shkojnë tek personi që e konsideronte mik, Ledio Bianku.
Për çështjen reagoi edhe vetë Gjykata e Strasburgut, duke thënë se biseda e përgjuar mes dy miqve në atë kohë ishte edhe kërkesa zyrtare e Shqipërisë.
Partia Demokratike dhe vetë kryeopozitari Lulzim Basha akuzuan se Biba ka vepruar me urdhër të sekretarit të Përgjithshëm të kryeministrit Edi Rama, Ëngjëll Agaçi. Çështja e pretenduar nga Partia Demokratike, ka lidhje me dosjet e dërguara nga ish-pronarët në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. PD pretendon se qeveria shqiptare kërkoi nëpërmjet ndikimit tek kryetari i Gjykatës, Dean Spelmann, që të gjitha rastet e dërguara nga Shqipëria që kishin lidhje me kthimin dhe kompesimin e pronave të pezulloheshin ose të shtyheshin, deri në miratimin e një ligji pasi vendimet e Strasburgut do të ndikonin tek gjykatat shqiptare duke e vendosur qeverinë shqiptare mbi barrën e dëmshpërblimit. Por, deri më tani, në akuzat e artikuluara nga PD dhe në audio-përgjimin e publikuar, nuk ka në asnjë rast një provë të qartë që të tregojë se nënkryetari i KQZ-së, kërcënon apo shantazhon Ledi Biankun për të ndikuar tek Spelmann.
vijon
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.2%
-
Pak
81.4%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ letër policisë për të marrë në ruajte Pallatin e Sportit 'Feti Borova', ku do numërohet vota e diasporës
28 Mars, 09:38
-
Zgjedhjet/ Vota i jepet personalisht emigrantit, postieri i shkon deri në 3 herë te dera! E merr zarfin vetëm me kartë identifikimi
28 Mars, 08:31
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja
27 Mars, 14:26
-
Nën hetim për trafik droge në Gjermani, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e Ilber Domit
27 Mars, 09:57
-
Kuota gjinore, ‘avantazhi’ i grave në listat e hapura! 1 në 3 fitues do jetë grua, edhe nëse votohet më pak se burrat
26 Mars, 19:32
-
Berisha kërkon ndihmë nga KQZ dhe Policia kundër Bashës: Të heqë logot dhe simbolet e PD nga zyrat me qira, po na dëmton (DOKUMENTI)
26 Mars, 16:45
-
'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës
26 Mars, 14:42
-
'Sëmuren' kandidatët e partive të vogla, 7 japin dorëheqjen në KQZ! Mësuesi i Shehajt dorëzon kërkesën plot me gabime drejtshkrimore
26 Mars, 14:33
-
Partitë 'i betohen' KQZ-së për një fushatë etike! PD: Rama përdor gjuhë denigruese, kush e ndal? Socialisti Gogu: Mos ngatërroni ironinë dhe sarkazmën
25 Mars, 20:26
-
Zgjedhjet/ Rama mesazh me simbiologji, ‘magji’ dhe ‘lexim të fatit’: E ardhmja e Shqipërisë në BE ndodhet në dorën tuaj!
24 Mars, 15:43
-
Zgjedhjet/ Emra nga lista e Lapajt, Doshit, Qorit dhe Shehajt, KQZ dërgon për verifikim në Prokurori 16 kandidatë për deputetë
24 Mars, 12:41
-
Zgjedhjet/ Kompania sllovene do prodhojë 245 808 fletë votimi për diasporën, 'fluturojnë' në 85 shtete të botës! Grumbullohet e numërohet në Parkun Olimpik (VIDEO)
24 Mars, 11:48