Gjykata e Strasburgut për Report Tv: Biseda Biba-Bianku, si kërkesa zyrtare e Shqipërisë

Gjykata e Strasburgut për Report Tv: Biseda Biba-Bianku, si kërkesa zyrtare e Shqipërisë

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtari i Strasburgut Ledio Bianku

Tiranë- Kërkesa që Denar Biba i bëri gjyqtarit Ledio Bianku për shtyrjen e vendimeve të ish-pronarëve kundër shtetit shqiptar, ishte e njëjtë me atë që i bëri shteti shqiptar kësaj gjykate po në të njëjtën ditë.

Në përgjigjen që Gjykata e Strasburgut i ka dërguar Report Tv, rezulton se Denar Biba ka qenë pjesë e delegacionit shqiptar që kishte shkuar në Strasburg në vitin 2014 për t’i kërkuar zyrtarisht kësaj gjykate shtyrjen e këtyre vendimeve. Dhe sipas gjykatës përmbajtja e kësaj bisede është e njëjtë me kërkesën zyrtare, duke rrëzuar kështu pretendimet se gjyqtarit po i bëhej shantazh, ndërkohë që i njëjti delegacion është takuar edhe me presidentin e gjykatës.

Në vitin 2014, një zyrtar i afërt me qeverinë shqiptare, (zoti Denar Biba) kontaktoi zotin Ledi Bianku, gjyqtar pëfaqësues i Shqipërisë, duke i kërkuar që gjykata të shtyjë shqyrtimet e rasteve për rikthimin ose kompensimin e pronës. Gjyqtari Bjanku, tregoi këtij personi se kjo sjellje ishte e papërshtatshme dhe menjëherë informoi Dean Spielmann, president i Gjyaktës Europiane në atë kohë. Ai në vazhdim informoi Presidentin e Gjykatës, Guido Raimondi, sapoi ai u zgjodh.

Një kërkese zyrtarë për shtyrjen e rasteve për kthim dhe kompensim të pronave ishte bërë në të njëjtën datë, në kuadrin e takimit mes autoriteteve të Gjykatës Europiane dhe Autoriteteve shqiptare. Kjo kërkesës u trajtua me të njëjtin refuzim kategorik. Në vecanti, çdo vendim i tillë, ra brenda kompetencave të Dhomës, përpara secilit prej rasteve në pritje dhe nuk mund të shqyrtoheshin nga Presidenti i Gjykatës. Për më tepër, një kërkesë e tillë mund të shqyrtohej vetëm në përputhje me rregullat proceduriale normale.

Por ndërkohë që në vitin 2014 Ledio Bianku i ankohej Presidentit të gjykatës për sjellje të papërshtatshe, vetëm 2 vite më vonë, në vitin 2016 Gjykata e Strasburgut pranon kërkesën e shtetit shqiptar duke shtyre shqyrtimin e rasteve kundër Shqipërisë.
 

Përgjigjia e Strasburgut



Në përgjigjen e gjykatës së Strasburgut, sqarohet se dhoma kompetente e Gjykatës vendosi të shtyjë shqyrtimin e të gjitha rasteve të pronave, por se gjyqtari Bianku nuk mori pjesë në këtë vendim.

Rrjedhimisht, në 2016, Dhoma kompetente e Gjykatës, vendosi të shtyjë shqyrtimet e këtyre rasteve. Gjithsesi, kjo shtyrje nuk ka lidhje me ngjarjet e vitit 2014. Gjyqtari Bianku, nuk mori pjesë në këtë vendim, sepse ishte tërhequr nga këto raste. Të gjitha vendimet e Gjykatës mbi rastet, janë marrë në përputhje me ligjin dhe me procedurat e vendosura nga Rregullorja e Gjykatës.

Përgjigjia e Strasburgut

Teksa thekson se kjo nuk ishte një marrëveshje me shtetin shqiptar por respektim i procedurave, Gjykata sqaron se e gjithë çështja u ngrit pas moszbatimin nga qeveria Berisha të vendimit “Manushaqe Puto kundër Shqipërisë”, për të cilën në vitin 2012 ka pasur një ankesë në Strasburg. Pikëpyetje ngrihen edhe për faktin se nëse gjykata do të kishte konsideruar shantazh apo të papërshtashëm qëndrimin e zyrtarit apo shtetit shqiptar, dy vite më vonë nuk do të pranonte kërkesën e do të merrte një vendim shtyrje në favor të Shqipërisë. Gjithashtu dyshime ngrihen edhe për motivet e publikimit të këtij audion-përgjimi 4 vite pasi ishte realizuar dhe dy vite pasi ajo kërkesë ishte bërë fakt nga vetë Gjykata e Strasburgut. Kjo çëhstje hapet, teksa gjyqtarit Bianku i ka mbaruar mandati prej kohësh dhe qeveria shqiptare ka hapur garën për zëvemndësimin e tij.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë