Promovimi i Shqipërisë turistike/ Milva Ikonomi: Turizmi me rëndësi në zhvillimin ekonomik

Përmbyllet me sukses programi “Zhvillimi i Integruar dhe i Qëndrueshëm i Rajonit Bregdetar Jugor” në Kalanë e Tiranës. Ky projekt i nisur që prej vitit 2013, financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ kishte si synim nxjerren në pah dhe promovimin e vlerave tradicionale e kulturore e turistike të vendit tonë.

Eventi kishte në fokus prezantimin e produkteve që solli ky projekt 4-vjeçar, konvertuar në piktura, broshura si edhe souvenire të cilat kishin si qellim promovimin e Shqipërisë. Nën shoqërinë e videove promovuese, broshurave si edhe ushqimit të mirë u prezantua në mënyrë të përmbledhur ky projekt.

Në këtë event përmbyllës, ish-ministrja e Ekonomisë Milva Konomi, si edhe deputetja e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni theksuan se turizmi është një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin e vendit ndaj dhe kërkon një fokus më të madh.

Për gjatë këtyre katër viteve, në kuadër të këtij projekti janë  zhvilluar evente të ndryshme në bregdetin e jugut. Festivale, evente, dhe dokumentare të ndryshme i janë ofruar turistëve vendas dhe të huaj, duke nxitur kështu zhvillimin turistik. Eventi kishte si qellim ndryshimin e perceptimit të banorëve të zonës për sa i përket turizmit, dhe për ti motivuar ata në mbrojtjen e aseteve kulturore dhe natyrore si qellim edhe zhvillimin e ekonomisë, si edhe promovimin e turizmit bregdetar shqiptar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën